Kolumbia siguron kualifikimin
Kolumbia ka vazhduar me formë të mirë kampanjën e tyre në Kupën e Botës. Ata realizuan fitorën e dytë rradhazi në Brazil, duke mposhtur me rezultat 2:1 Bregun e Fildishtë të Didier Drogbas.
Në përgjithësi Kolumbia ishte skuadër më e mirë pothuajse në pjesën më të madhe të lojës, por edhe përkundër kësaj gjatë pjesës së parë rrjetat heshtën.
Pjesa e dytë ishte më frytdhënëse për të dy skuadrat ngase u u realizuan tre gola. Mesfushori i Monacos, James Rodriguez 64′ i dha epërsinë fillestare Kolumbisë, derisa rezultatin e dyfishoi Jan Quintero 70′.
Pas vetëm tre minuta lojë Bregu i Fildishtë arriti të ngushtojë rezultatin me golin e realizuar nga Gervinho. Por, kjo ishte e tëra çka skuadra e Sabri Lamouchi arriti të tregoj në ndeshjën e dytë të Grupit, pasi fitorja në fund i takoi me meritë Kolumbisë.
Kolumbia tashmë ka siguruar plasmanin për të kaluar tutje aktualisht mbanë pozitën e parë me 6 pikë, kurse Bregu i Fildishtë mbanë pozitën e dytë me tre pikë.
Në ndeshjet e ardshme Kolumbia luan ndaj Japonisë, në anën tjetër Bregu i Fildishtë kërkon triumfin ndaj Greqisë në mënyrë që të kalojë fazën e grupeve.