10 libra për t’u lexuar pas fundit të një marrëdhënieje

Nëse po përjetoni fundin e një historie dashurie, atëherë ne ju sugjerojmë ta rimerrni veten duke lexuar 10 titujt e librave të mëposhtëm, të cilët kanë edhe versionet e tyre të përkthyer në shqip e që mund të gjenden lehtë nëpër libraritë e ndryshme.

Ndjenjat (perkthyer nga Gazeta SHQIP)

Fatkeqësisht, historia juaj e madhe e dashurisë ka përfunduar. Dhembja dhe trishtimi ju kanë mbërthyer; nuk keni dëshirë të dilni, nuk dëshironi të shihni askënd, dëshira juaj e vetme është të qëndroni vetëm, në shtrat, të lirë për të qarë dhe për të menduar se përse gjithçka shkoi keq. Por për të lehtësuar gjendjen tuaj mund “mbështeteni” te një libër, i cili mund t’ju “ushqejë” zemrën tuaj të plagosur dhe të mbajë trurin tuaj të zënë. Ne do t’ju sugjerojmë 10 librat idealë për t’u lexuar në këtë moment të jetës suaj:

Him, her, him again, the end of him – (Ai, ajo, sërish ai, dhe fundi i atij) nga Patricia Marx. Duke lexuar këtë libër do të kuptoni se nuk ia vlen të qani për atë djalin që ju ka lënë: ishte diçka sipërfaqësore. Në të tregohet historia e një studenteje nevrastenike, e cila vuan për dhjetë vjet dashurinë për një doktorant. Është një lloj autobiografie.

This is how you love her – (Kjo është si ti e deshe atë) Nga Junot Diaz. Nëntë histori meshkujsh të pabesë, të cilët dashurojnë dhe tradhtojnë. Histori të shkurtra dhe argëtuese. Emëruesi i tyre i përbashkët: meshkujt duhet të kuptojnë se janë “të veçantë” përpara se të bëhen vërtet të tillë.

Ethan Frome – Nga Edith Wharton. Në këtë roman rrëfehet historia e një burri që jeton me një grua të sëmurë, me të cilën është i dashuruar qëkur ishte shumë i ri. Fatkeqësisht, kjo histori nuk ka një fund të lumtur. Morali? Ka gjithmonë njerëz që janë më keq sesa ne.

I don’t care about your band – (Nuk ma ndien për bandën tënde) Nga Julie Klausner.Romani trajton historinë e një vajze, dashurinë që ajo ka për djalin e ëndrrave të saj, i cili nuk e kupton kurrë dhe nuk e vlerëson ndjenjën e saj. Në fakt, autorja është bazuar në rininë saj, në aventurat romantike dhe seksuale.

Monica’s story – (Historia e Monikës) Nga Andrew Morton. E njihni Monika Levinskin (Monica Lewinsky)? Në verën e vitit 1995, një vajzë e re, 21 vjeçe, shkoi të punonte si praktikante pa pagesë në Shtëpinë e Bardhë. Atë që ndodhi, pothuajse e dinë të gjithë. Ndërsa priste të përballej me gjykimin final, mediat kryen një studim të vërtetë mbi Monikën, në një kohë që situata e saj e ndalonte që t’i tregonte botës atë që kishte ndodhur vërtet.

Dolores Claiborne – Nga Stephen King. Ky roman nuk është i përshtatshëm për personat që kanë një zemër të dobët. Romani tregon historinë e një kujdestareje në një stacion policie, e cila merret në pyetje në lidhje me vrasjen e punëdhënëses së saj, një grua e moshuar, e pasur, por e çuditshme. Në qendër të historisë së Dolores janë veprimet e të shoqit të dehur dhe të dhunshëm, i cili përdhunon vajzën e tyre të re. Një libër trishtues, i cili pasqyron rezistencën e grave, edhe të atyre që janë në një situatë të padurueshme.

Winesburg, Ohio – Nga Sherwood Anderson. Historitë ndodhin në të njëjtin vend, në një qytet të vogël provincial, me banorë të vetmuar dhe të shtypur seksualisht. Një pamje e zymtë, me personazhe femra komplekse dhe në të njëjtën kohë humane.

The position – (Pozicioni) Nga Meg Wolitzer. Romanca trajton portretin e një familjeje periferike: të dy prindërit kanë botuar një libër, “Joy of sex”, me fotot e tyre si modele për pozicionet seksuale. Histori lidhjesh të rriturish që të rinj.

Random family: love, drugs, trouble and coming of age in the Bronx – (Familje rastësore: dashuri, drogë, telashe dhe dalja në jetë në Bronx) Nga Adrian Nicole LeBlanc. Autorja, një gazetare, mbledh aspektet edhe më minimale nga jeta e dy vajzave adoleshente portorikane që rriten në një lagje të varfër, ku janë shumë fëmijë të rinj, të cilët përfundojnë në burg si shpërndarës heroine.

How did you get this number – (Si e gjete ti këtë numër) Nga Sloane Crosley. Autorja mund të kthehet në miken tuaj më inteligjente, e cila ju rrëfen të gjitha kënaqësitë dhe të metat e të qenët një grua e re dhe ambicioze në një korporatë të madhe. Në mesin e disavantazheve, rrëfehet historia me të fejuarin, i cili e tradhton.

Lajme të ngjashme

Back to top button