Inovative: Aplikacion i ri i cili do t’ju mundesojë që fotot nga instagrami t’i ktheni në manikyr

Etiketat apo ngjitëset e thonjve paraqesin një nga mënyrat më të lehta dhe të shpejta që thonjtë e juaj të ngjajnë sa më origjinal, dhe shumë shpejtë në manikyrin e tyre do të mund të kemi edhe fotografi nga pushimet verore, putrat e ndonjë kafsheje, apo citatin e preferuar.

E gjithë këtë na mundëson aplikacioni i ri i cili nuk është lansuar akoma, por autorët e tij theksojnë se së shpejti do të startojë në biznes (në faqen “NailSnaps” ju mundë të merrni pjesë me pagesë prej 1 deri 1000 dollarë).

Si funksionon “NailSnaps”?

Aplikacioni “NailSnaps” përbëhet prej tre hapave: dizajno, printo dhe ngjit.

1. Aplikacioni pa pagesë ju lejon që të zgjidhni një foto dhe të provoni etiketën se si do të dukej në thonjtë tuaj.

2. Më pas, ekipi i “NailSnaps”-it do të printojë etiketat tuaja dhe do i dorëzojë në adresën tuaj.

3. Kur të arrijnë etiketat, është e nevojshme që me kujdes dhe përpikmëri t’i ngjitni ato mbi thonjtë tuaj.

Ide e shkëlqyer, apo jo?

Nail snaps
Nail snaps

Lajme të ngjashme

Back to top button