Tregtia me njerëz mbetet akoma sfidë për Maqedoninë

Autoritetet e Maqedonisë ndërmorën një numër të madh të masave të rëndësishme për parandalimin dhe luftën kundër tregtisë me njerëz, por mbeten akoma sfida. Kështu thuhet në raportin e GRETA – grupit të ekspertëve të Këshillit të Evropës (KE) për luftë kundër tregtisë me njerëz që është publikuar sot.

Në raportin e GRETA-s, siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Strasburgu, janë theksuar ngjarjet pozitive siç janë vendosja e strukturave për koordinim dhe njësite të specializuara për luftë kundër tregtisë me njerëz, miratimi dhe azhurnimi i rregullt i legjislaturës relevante dhe strategjive nacionale dhe vendosja e Mekanizmit kombëtar për menaxhim.

Raporti i thekson edhe angazhimet për përmirësimin e parandalimit nga tregtia me njerëz përmes ngritjes së vetëdijes, arsimit në shkolla dhe trajnimin e profesionistëve.

Megjithatë, nënvizohet, janë të nevojshme masa shtesë që të sigurohet se të gjithë viktimat e tregtisë janë identifikuar siç duhet. Rekomandohet një gjë e tillë të arrihet me përforcimin e pjesëmarrjes multidisiplinare në identifikimin e tregtisë me njerëz dhe kujdes më të madh të identifikimit të viktimave të tregtisë me njerëz midis emigrantëve ilegal, kërkues të azilit dhe personave minorenë pa shoqërim.

Krahas kësaj, GRETA ju bën thirrje autoriteteve të shtetit ta përforcojnë parandalimin përmes masave sociale dhe ekonomike që t’i nxit pjesëtarët e grupeve të prekura të tregtisë me njerëz dhe të sigurohet regjistrimi i të gjithë individëve në regjistrat e shërbimeve amë.

GRETA, gjithashtu, ju bën thirrje autoriteteve të Maqedonisë që të sigurohen se të gjitha masat për ndihmë të cilat janë paraparë me ligj garantohen në praktikë dhe se viktimat e tregtisë me njerëz mund të marrin kompensim, duke e përfshirë edhe vendosjen e fondit publik për kompensim me qasje për viktimat e tregtisë me njerëz.

Lajme të ngjashme

Back to top button