Për hatër të dashurisë mos u zhvishni

“Në bazë të disa studimeve që janë bërë nëpër vende të xhunglës, antropologët erdhën në përfundim se aty ku ka zhveshje totale të njerëzve ka fare pak ose aspak ndenja dashurie” Victor De Munk

Sipas këtij studimi zhveshja e asgjëson ndjenjat e dashurisë në mes mashkullit dhe femrës. Ndër shumë dëmesh që ka ‘zhveshja’ është edhe ky fakt interesant të studimit të antropologëve.

Zhveshja e tepërt e gjinisë femërore në vendin tone për fat të keq është bërë shumë normale, madje edhe modë. Jemi në hall, nuk dime më si t’a ndalim këtë modë të keqe e cila e bën gjininë më të bukur të trajtohet vetëm nga dukja fizike, modë e cila e lehtëson amoralitetin dhe e vështirson martesën(krijimin e familjes), mode e cila shkatërron shoqërinë dhe më e rëndësishmja modë e cila e nënvlerëson gjininë femërore.

Një gjë e cila e dëshmon këtë studim është se ciftet po veprojnë në bazë të epshit të tyre, nuk po martohen por ‘lidhjen e ndaluar’ po e quajnë bashkjetesë, edhe ata që po martohen në momentin e mbarimit të  interesit epshorë po divorcohen sepse nuk e kanë një lidhje dashurore mes veti.

Kosova dhe Shqipëria shënojnë një ritje të divorceve, dhe padyshim një ndër faktorët më të rëndësishëm është zhveshja e tepërt.

Mediat imponuese nr1

E ashtuquajtur ‘Estrada Kosovare’ e cila quditërisht të rinjët tanë po e ndiejn veten të detyruar t’i kopjojnë ata, janë në një gjendje shumë të ulët njerëzore dhe morale. Mediat duke e argëtuar imponojnë dhe indoktrinojnë kultura të panjofshme ndërsa shikuesit pa e kuptuar se çfarë po ndodh përball TV-së duke ngrënë fara po tjetërsohen.

Kjo është një gjë e cila shumë pak po flitet tek ne edhe pse është shumë e rrezikshme për shoqërinë. Hajde ta lëmë shoqërinë ndoshta s’na intereson fare mireqenja shoqërore, por kjo është e rrezikshme edhe drejtpërdrejt për veten tonë. Paramendoni një shoqëri pa ndjenja dashurore(njerëzore) dhe e cila ka zëvendësuar me ndjenja epshore(shtazore).

Unë nuk po mundem me paramendu, prandaj mendova të jap kontributin tim sado e vogël qoftë. Ndoshta dikush lexon e bindet se kemi nevojë për një shoqëri të shëndosh, për familje të shëndosha, për individ të shëndosh e cila automatikisht është lokomotivë për zhvillimin e shtetit tonë.

Dëmet tjera të zhveshjes

Do të mundohemi t’i cekim disa nga pasojat e shumta të zhveshjes, e ndër ta:

-Përhapja e amoralitetit dhe prishja e shoqërisë.
-Shkatërrimi i gjinis mashkullore dhe asaj femërore dhe humbja e nderit dhe turpit
-Bërja e gruas plaçkë të lirë dhe të pavlerë
-Çrregullimet familjare dhe humbja e besimit ndërmjet antarëve të familjes
– Shpërndarja e sëmundjeve dhe epidemive të ndryshme shkas i të cilës janë amoraliteti.

Madje, moskënaqja me asgjë, kërkimit gjithmon më shumë(mos ngopja) dhe ankesat e shumta te depresionit unë po e ndërlidhi me këtë humbje të ndjenjës së dashurisë mes njerëzve.

Dardan Raba, Student i gazerarisë në Prishtinë.

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Mua më Duken keeto fjali shum te sakta Respekt per kete qe ika then keto fjale
    Poor tanime rinia nuk e merr si turrp zhweshjen por si gjeja me emir per moden e tyre 🙁

  2. Pershendetje i nderuar tpershendsum Dy shok e vlersojm mendimin TAN Edhe fjalt e tua shum bindse shum tsakta, tishkan Edhe Pak ma shum Si ti me Qeto mendime Ose vlersime ma mir i Kishum punt, se jena qorodit kejt allahi Na udhzoft 🙂

  3. Hallall te shoft shum fjalt te sakta po kujt tja mbushish mendjen.Zoti na dhasht hajrin.

  4. I don’t know who are you but im gonna find you and marry you haha bravo krejt qka ki thon jon mese tverteta po njo prej arsyjeve qe vajzat po zhveshen osht qe djemt gjithmon pi kan dyt edhe te tjerat kshtuqe po detyrohen per mos me humb burrin mu ndreq e zhvesh

  5. pershendetje :sa i perket temes gjithqka qka ke shkruar eshte me vend por une kam nje propozim sepse kur eshte ne pytje politika qeshtjet partiake qe per qellim po kan vetem interesa idividuale po formohen grupe te ndryshme qe ne menyra te ndryshme po lobojn per partit e ndryshme kshtuqe une mendoj se ja vlen se pari per hir te Allahut e.te shoqris tone qe dikur ka qen shembull per te tjeret te krijohet nje grup studentash

  6. Jane gjera qe ,,s’i luen as topi,,por per kend?Faktori prind ka deshtuar,sidomos pjesa femerore.Pse? Sepse shume nga mamate iu sugjerojne vajzave qe te duken me seksi.Pse? Sepse mendoj se shkollimin e kemi kuptuar si perparim pa reerva dhe se per te qene perparimtar duhet te jesh sa me e/i cullakosur.Kopjojme perendimin pa rezerva,edhe pse ne fakt ata te tille jane ne filma por jo ne cdokund dhe gjithmone, por ne vende te caktuara dhe mbremjeve te uikendeve.Tek ne nga mengjesi gjer ne darke me grim,me mini funde,kurse edhe baballaret te mos duket i prapambetur mbylle syte.Kengetare te cullakosura dhe puro nudo si Nora Istrefi,Dafina Zeqiri,Zajmina Vasjari,Bleona Qereti…Dhe car do te pritni nga ato ?Familje te shendosha? amerikane? Gjithsesi jo e madhe.Zoti na ndihmofte se nuk jemi mire.Ne IRJM shqiptaret jane ca me te terhjekur dhe nga keta tjeret tane quhen talebane,te prapambetur,kurse ne fakt nga dy Nobeliste qe kane shqipetaret ,qe te dy jane me prejardhje na IRJM.Sportistet me te mire ne nivel boteror gjithashtu jane shqipetare nga IRJM…

  7. shum shkrim i arsyshem ,do doja te shtoja se zhveshja te qon edhe ne Incest (mardhenje mes antarve te familjes) ku kohen e fundit per fat te keq kemi shum raste ne trojet shqiptare :(.

  8. Hallall te qoft,pik per pik i ke shpreh te gjitha ne menyren me te sakte.
    Shpresoj qe spaku ndonje vajze do ti ndikoj ne ndryshimin e sjelljes dhe veshjes se tyre.

  9. Vella i nderuar,te uroj per kete teme kaq te qelluar,te vetdijesohemi nje here e pergjithmone dhe ta kuptojme se zhveshja nuk eshte perparim dhe as civilizim por civilizim eshte leximi dhe edukata,

  10. edhe zhveshja sikurse shume “vrases” te moralit te shoqerise sone jane instaluar nga te huajt te cilet po investojne qindra miliona euro per ta kontribuar ne keto dukuri negative dhe shkaterruese per NE …me pelqeu ky shkrim ngase eshte i qelluar dhe besoj se kemi nevoje per me shume keso shkrimesh dhe me te vertete ata qe e duan dashurine nuk zhveshen sepse kjo qe po ndodhe sot nuk eshte dashuri por EPSH shatazarak

  11. selam alejkum -hallall tkoft se qashtu oshht ama thjesht qikat e sodit nuk e menojn qe kan me pas ni tardhme qato zhveshen po edhe nuk kan frik prej kerkujt kjo eshte arsye kryesore po shnoosh na inshAllah udhzomi nrrug tdrejt krejt

  12. Nuk kisha lexuar ndonjëherë një paçavure kaq të shëmtuar sa kjo. T’ju vijë turp që i shikoni gratë si plaçka dhe që keni këtë mënyrë të menduari kaq prapanike. Dilni nga shpella që jetoni dhe zbuloni jetën e vërtetë sa nuk është vonë.

  13. Hallall te qoft ashtu eshte shum fjal me vend e sa per ata qe e kane mohu te verteten qe ke then le te lexojne me vemendje dhe le te logjikojne me shum . Dhe nje her te lumte ty qe e ke shkruar nje te vertet te madhe 🙂

Back to top button