Brazili e filloi “sambën”

Brazili nuk ka lejuar befasi në hapje të botërorit duke e mposhtur Kroacinë me rezultat 3 me 1.

Neymar ishte heroi i ndeshjes duke shënuar dy gola. Megjithatë ishin kroatët që kaluan të parët në epërsi me anë të një autogoli të Marcelos, ndodhi kjo në min. e 11. Neymar në min. e 29 me një solo-aksion arriti të barazojë rezultatin në 1 me 1. Me një penallti të dyshimtë në min. e 70, Neymar e konkretizoi në gol për epërsinë e parë të Brazilit.

Oscar heshti kroatët duke shënuar gol të bukur për rezultatin 3 me 1 në min 90+1, i cili doli të ishte edhe i fundit.
Nesër takohen Meksika – Kameruni në ora 18:00, ndërsa nga Grupi B në ora 21:00 takohen në super ndeshjen e grupit Spanja – Holanda dhe në ora 24:00, Kili – Australia.

TABELA

Grupi A

Brazil 3

Meksika 0

Kameruni 0

Kroacia 0

Lajme të ngjashme

Back to top button