Rrihen brutalisht dy të rinj shqiptarë në Shkup

Një incident i rëndë ka ndodhur në orët e vona të natës në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit, aty ku edhe huliganët shkatërruan javë më parë çdo ndërmarrje shqiptare, duke ua vënë flakën pronave, dhe për pasojë gjithçka u shndërrua në shkrumb e hi.

Dy shqiptarë kanë rënë pre e dhunës të huliganëve maqedonas, pranë parkut të Gjorçes.

Ata janë goditur me grushte dhe me gurë, ndërsa janë dërguar në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore.

Babai i njërit prej viktimave të dhunës është edhe pronar i një kafeneje afër tregut të gjelbër në Gjorçe Petrov, kështu Fatmir B. për Almakos thotë se kjo që po ndodh tashmë mund të quhet një aparteid politik kundrejt shqiptarëve të kësaj lagjeje.

“Është e tmerrshme, nuk mund të flas, djalin tim e kanë rrahur brutalisht me çfarë kanë mundur duke e gjakosur pas goditjeve të shumta që ka marrë edhe me gurë, përpos grushteve, ai është rrahur së bashku me një shok të tij. Një grup maqedonas që i kanë rrahur kanë brohoritur vazhdimisht ‘Ubijte gi ovie siptari m…’ (Mbytni këta shqiptarë n…)”, thotë Fatmiri.

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button