Një domino evropiane, perëndim – lindje

Zhvillimet e fundit politike në Bashkimin Evropian kanë qënë jo pak të zhurmshme dhe sidomos zgjedhjet për Parlamentin e BE- që shkaktuan reagime, debate dhe polemika lidhur me rezultatin final i cili realisht ishte i pritshëm deri diku, përjashtim bën ajo se terren morën edhe partitë e ekstremit të djathtë dhe euroskeptikët, si dhe fitorja e disa deputetëve që janë pjestarë të partive ekstreme djathitiste bile dhe atyre neofashiste.

Në fakt kjo dukuri më shumë u shfaq në Francë dhe Britaninë e Madhe, dhe ç’është e vërteta në këto dy shtete asnjëherë nuk ka munguar euroskepticizmi e kjo sidomos evidente në Brtitaninë e Madhe.

Në fakt Bashkimi Evropian është një organizatë e ngritur sipas një traektore nga poshtë-lartë, e njohur për problemet që vijnë pikërisht nga krenaria e krijuar dhe identiteti i kalitur nga historitë shumë shekullore të shteteve evropiane të cilat vështirë se do të mund ta pranojnë ndonjëherë vënien e shtetit amë në plan të dytë përskaj Bashkimit Evropian, aq më tepër të pranojnë dominim dhe ndikim politik të ndonjërit shtet përkatës evropian.

Ajo që është evidente është fakti se “tërmeti” i paralajmëruar i euroskeptikëve ishte më i lehtë seç pritej, dhe sipas një vlerësimi të ANSA “Tsunami i euroskeptikëve ishte më pak i dhunshëm seç ishte parashikuar”që sipas një logjike, definitivisht Bashkimi Evropian me gjithë lëkundjet që mund të ketë, në asnjë moment “nuk bien poshtë”.

Cështë e vërteta Bashkimi Evropian ndoshta ndodhet në krizën e vetë më të thellë që nga krijimi i tij, kjo si rrjedhojë e euroskepticizmit të njohur britanik por edhe të krizës ekonomike që ka goditur shtetet evropiane me theks Franca dhe Italia si shtete më të mëdha, duke mos lënë anash as Greqinë si shtet i një rëndësie më të vogël.

Rezultatet finale shpallën fituese Partinë Popullore Evropiane të ndjekur nga Grupi Social – Demokrat dhe në vend të tretë Aleanca e Liberal Demokratëve Evropianë. Udhëheqësi i PPE, Jean- Claude Juncker, ka thënë se shumica e popullsisë ka votuar për të qenë “pjesë e Europës” dhe si përfundim ky “tërmet” aspak nuk i lëkund themelet e Bashkimit Evropian.

Paralelisht me këto zhvillime, në anën tjetër të Evropës, në pjesën lindore të saj ishin interesante disa zhvillime jo pak të rëndësishme me gjasë jo të rastësishme, siç ishte themelimi i Unionit Ekonomik Euro-Aziatik në mes Rusisë, Bjelorusisë dhe Kazakistanit e cilësuar si një tentativë për të ringritur mbi baza të tjera atë që ishte Bashkimi Sovjetik.

Në të njejtën kohë Rusia dhe Kina javën që shkoi lidhën një traktat të fuqishëm ekonomik bazuar mbi shkëmbimin e mallrave kineze dhe burimeve energjitike Ruse dhe të aleatëve të saj.

Duket se me këto dy hapa Rusia tenton të rikthehet si fuqi globale dhe natyrisht e gjithë kjo e deklaruar në mënyrë hipotetike dhe me rezerva.

Kësaj iniciativë duket se nuk i qëndroi indiferente pjesa tjetër e Evropës, duke analizuar deklaratën e Eurokomesarit për zgjerim Fyle, i cili deklaroi nga Praga se, Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia duket të bëhen anëtare të plotëfuqishme të Bashkimit Evropian – shtete këto që kufizohen me Rusinë. Ai gjithashtu bëri thirje për reforma institucionale që do të mundësonin zgjerim të Unionit që do të sillte integrim më të thellë.

Duket se BE me këtë hap tenton të bëjë një transformim edhe të shteteve të Evropës Lindore. Në fakt para disa muajsh shtetet e BE paralajmëruan se Marrëveshja për Stabilizim Asocim e nënshkruar nga Ukraina nuk është destinacioni final i BE, dhe duke mos u mjaftuar me kaq paralajmëruan se ky trend duhet të ndiqet edhe nga shtetet fqinje të saj siç janë Gjeorgjia dhe Moldavia, dhe është paralajmëruar që shumë shpejt këto shtete do ta nënshkruajnë këtë marrëveshje si piknisje dhe orientim kah Bashkimi Evropian që jo shumë kush e kishte paramenduar.

Në rast se vëmendja përqëndrohet në lindje të Evropës, dhe investohet në integrimin e shteteve në fjalë, megjithëse ky mision vështirë se mund të jetë i realizueshëm, sidomos për faktin se procesi i integrimit të shteteve në BE është një proces kompleks dhe i gjatë, për më tepër diversiteti që i karakterizon këto shtete në raport me shtetet e tjera të Evropës, si dhe prekja e interesave më të mëdha, thënë në mënyrë hipotetike do ta komplikonte edhe më shumë këtë iniciativë. Përtej kësaj, një investim politik i këtillë, i realizueshëm ose jo, bartja e vëmendjes në lindje të Evropës automatikisht e nxjerr nga loja Ballkanin, më saktë shtetet aspirante për tu bërë anëtare të BE.

Megjithëse Traktati i Fundit i BE, Traktati i Lisbonës nuk parasheh zgjerime të tilla, duket se loja e madhe e “dominosë” evropiane për ndikim politik, për më tepër në relacion perëndim – lindje duket se mund të kalojë kufijtë e së mundshmes. Një “domino” interesante për tu luajtur.

Lajme të ngjashme

Back to top button