Jankullovska lajmëron 60 padi ndaj protestuesve në Gjorçe Petrov

Mbi 60 persona janë ndaluar deri tani nga policia nën dyshimin e shkaktimit të incidenteve në lagjen Gjorçe Petrov, me datë 19 maj ku mbeten të shkrumbuara pothuajse të gjitha objektet afariste të shqiptarëve në këtë lagje.

Ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska thotë për disa nga personat e lartpërmendur janë ngritur padi kundërvajtjeje dhe për disa padi penale, ndërkohë që 5 gjenden aktualisht në paraburgim. 

“Policia ka ngritur tani mbi 60 padi, një pjesë prej tyre janë kundërvajtjeje, një pjesë janë penale. Gjatë ditës së djeshme u ngrit edhe padia e fundit në të cilën janë përfshirë edhe 7 persona. Nëse gjatë periudhës së mëtejshme, gjatë zbardhjes së incidentit konfirmohet se ka pasur edhe pjesëmarrës të tjerë që nuk janë përfshirë në këto mbi 60 padi, sigurisht që ekziston hapësira e shtimit të numrit të padive kundër personave për të cilët do të vërtetohet se në çfarë do mënyre kanë qenë pjesëmarrës në prishjen e qetësisë dhe rendit publik, ose në vepra penale të lidhura me incidentet që ndodhën në territorin e komunës Gjorçe Petrov”, deklaroi Gordana Jankullovska, Ministre e Brendshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button