Koncert recital me Arlind Pajazitin në Piano

Pianisti i njohur Arlind Pajaziti, student i Fakultetit të Arteve të Universitetit Shtetëror të Tetovës,  më 5 qershor 2014, në orën 18:00,  në Teatrin e Fakultetit të Arteve të USHT-së (Qendra për Kulturë në Tetovë) do të organizojë Koncert Recital.

Në këtë aktivitet kulturor, i cili mbahet për herë të parë nga një student i USHT-së, pritet të marrin pjesë personalitete të njohura nga jeta kulturore nga vendi dhe më gjerë.

Përndryshe, Arlind Pajaziti, në të gjitha paraqitjet e tij deri më sot, është mirëpritur nga publiku i Tetovës dhe jo vetëm,  prandaj përkushtimi i tij ndaj artit muzikor, është  një investim shumë i rëndësishëm për të zhvilluar një karrierë profesionale në të ardhmen.

KONCERT RECITAL – ARLIND PAJAZITI – Piano
KONCERT RECITAL 

Lajme të ngjashme

Back to top button