Ja si u fal namazi i sabahut në xhaminë Aja Sofja (FOTO)

Me mijëra besimtarë kanë kryer lutjen e sabahut të ditës së djeshme në territorin ngjitur me xhaminë Aja Sofja në Stamboll, ku si imam u printe shejh Abdullah Basfer, një nga recituesit më të njohur të vendeve të shenjta.

Organizata Të rinjtë e Anadollit, organizuan aktivitetin me emër “Takohemi në xhaminë Aja Sofja” ,me moton “Merr sexhaden tënde  dhe hajde”, nga i cili u mblodhën mijëra besimtarë nga Stambolli dhe rrethinat përreth. Ata u grumbulluan në sheshin që rrethon xhaminë Aja Sofja dhe pritën derisa hyri koha e sabahut. Deri në kohën e sabahut, organizatorët kryen lutje dhe lexim Kurani.

Falet namazi i sabahut në xhaminë Aja Sofja

Me të hyrë koha dhe u thirr ezani, besimtarët falën sunetet dhe mandej u priu për farzin e sabahut shejh Abdullah Basfar, një nga lexuesit më të famshëm të Kuranit fisnik, i cili pas namazit bëri dhe një lutje.

Lajme të ngjashme

Back to top button