Fillon testimi ekstern i nxënësve

Që sot deri më 10 qershor në shkollat fillore dhe të mesme do të zbatohet testimi ekstern i nxënësve.

Më 28 maj janë publikuar oraret se në cilën datë nxënësit do t’i nënshtrohen testimit. Oraret bashkë me lëndën në të cilën do të testohen do të publikohen çdo ditë, gjegjësisht tri ditë para çdo testimi.

Krahas në shkollat, oraret do të publikohen edhe nga ana e Qendrës shtetërore për testim në ueb faqen prasanjaeksterno.dic.edu.mk.

Rezultatet e testimit do të publikohen me etapa, me atë që përparësi në testim dhe në marrjen e rezultateve do të kenë nxënësit e shkollave të teta për shkakt të regjistrimeve të ardhshme në shkollat e mesme që do të mbahen më 23 qershor, gjegjësisht më 18 qershor në Akademinë sportive.

Pyetjet e testimit ekstern janë publikuar pothuajse para një muaji, ndërsa, siç njoftoi ministri Ristovski, janë pranuar 3.461 vërejtje dhe është bërë korrigjimi përkatës.

Me testimin ekstern do të përfshihen gjithsej 189.037 nxënës nga klasa e katërt në arsimin fillor deri në vitin e tretë të shkollës së mesme si dhe 18.126 nxënës në 680 shkolla fillore dhe të mesme. Testimin do ta ndjekin 638 vëzhgues, ndërsa do të angazhohen edhe 175 administratorë.

Do të jenë edhe aktiv edhe inspektorët e Inspektoratit shtetëror të arsimit, ndërsa të hapura do të jenë edhe qendrat për informim në Qendrën shtetërore për testim.

Lajme të ngjashme

Back to top button