Mjegull

Gjithçka në këtë botë
Veç gëzim mund të më sjellë,
Se lumturia qëndron te ti: në të parët e fytyrës sate.
Për këtë botë
Veç fjalë mund të them,
Se frymëzimi vjen nga ti: nga ky mall që as unë fillin s’ia di.
S’i duket nyjet kanë filluar të zgjidhen,
Kanë filluar të dalin nga deti të gjitha ëndrrat e ngulfatura.
Por shpirti i tyre aq shumë është larguar
Është tharë.
Se janë tharë lotët që e mëkonin çdo ditë,
Se është zhdukur guximi për të parë drejt në sy,
Ndonëse tani horizonti është mbyllur fare,
Udhët aq shumë janë shkurtuar
Por duart janë mpirë,
Zemra është shtangur,
Se fjalët kanë dhënë shpirt qëmoti!
Nga gazepi thonë s’del shpirti,
Por dilka dhe si i shashtisur u mundoka të tretet në pakthim.
Ama ka gjëra që asnjë rregulli tokësor s’i bëjnë nënshtrim,
Dhe kthejnë përmbys çdo ligj mbi dhe
Dhe kthejnë të njejtin shpirt saherë që fytyra e ëndrrave të tyre buzëqesh.

Shqipe Palloshi 2012

Lajme të ngjashme

Back to top button