Artisti që vazhdon (e)misionin në politikë

I sukseshëm në skenë dhe media, veçanërisht me emisionin e tij humoristik-satirik “Përallë me tupan”. Të gjithë menduan se u lodh, u dorëzua apo ndoshta se edhe dështoi në misionin e tij artistik, për të kritikuar me humor dhe satirë shumë fenomene negative në shoqëri dhe veçanërisht në skenën politike. Por së fundmi ai vetëm na tregoi se nuk është kjo e vërteta, se misioni i tij vazhdon, ndërsa ka ndryshuar vetëm frontin duke kaluar tani nga një betejë artistike në atë politike. Valon Maloku nga “Vala mala shou”, tanimë kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgjedhjet parlamentare në Kosovë, është ndër politikanët e rrallë që i futet kësaj skene me një bagazh, shumë të arritura dhe suksese.

Ai mbahet mend për akuzat, vërrejtjet, talljet dhe kritikat e drejtëpërdrejta, të shprehura përmes satirës, lidhur me shumë fenomene negative në Kosovën e pas luftës. Ai në asnjë moment nuk shfaqi hamendje, aq më pak frikë edhe në rastet kur kishte përballë figura dhe politikan të fuqishëm dhe me ndikim. Ai dëshmoi se mund ta bëjë atë që bëjnë në shumë vende evropiane dhe botërore kolegët e tij artist që kanë shpirt revolucionar dhe që e duan të mirën e popullit të vet. Jemi të bindur tanimë në vendosmërinë dhe guximin e tij për të ndryshuar gjendjen e popullit të vet dhe Kosovës si shtet, andaj dhe jo rastësisht Valon Maloku gëzon mbështetjen jo vetëm të qytetarëve të Kosovës, por edhe të gjithë shqiptarëve që jetojnë në mërgatë. Sa për informatë të të gjithë atyre që nuk e kanë ditur, kandidimi i Valon Malokut është përshëndetur dhe mirëpritur në çdo klub të diasporës shqiptare,madje dhe jo vetëm të atyrë që janë me origjinë nga Kosova.

Të gjithë ne që e njohëm atë për së afërmi si artist, e dijmë se çfarë është në gjendje të bëjë ai edhe si politikan. Prandaj kandidimi i Valonit në këto zgjedhje ësh të mjaft i rëndësishëm, aq më shumë kur të gjitha parashikimet thonë se bartëse e Qeverisë së ardhëshme do të jetë Lidhja Demokratike e Kosovës.

Pikërisht për këtë shkak Valoni i duhet tani Kosovës në skenën politike dhe jo atë teatrale, më shumë se kurrë. Si një deputet i një partie në pushtet jemi të bindur se Valon Maloku përsëri do të mbetet një revolucionar, një kritik i bashkëpartiakëve të tij kur do ta lyp nevoja. Valon Maloku nuk pranon kurrë të heshtë para padrejtësive dhe gabimeve, pradnaj ai do të jetë zëri i popullit edhe brenda vetë Qeverisë së ardhëshme, gjithnjë nëse parashikimet aktuale dalin si të sakta dhe LDK kryeson Qeverinë e ardhëshme të Kosovës. Ai nuk do shumë fjalë, prandaj dhe nuk do t’ia lë kohës që ta dëshmojë atë që thash më lartë, por vetëm do t’i uroj Valonit suksese që të arijë aty ku është nisur, ndërsa për më pas ai s’ka nevojë për urata, sepse punën e tij e din vetë …. dhe ne jemi të bindur se do ta kryejë me sukses.

Lajme të ngjashme

Back to top button