Instituti Kur’anor për femra në Francë

I pari Institut për femra për mësimin e Kur’anit përmendësh është planifikuar të hapet në rajonin Rhône-Alpes në Francë. 

Shoqata Kopshtet e Diturisë në Lyon ka themeluar institutin me emrin Instituti Kur’anor Rhône-Alpes (ICRA), kështu shkruan në faqen e internetit lesjardinsdusavoir.

Është planifikuar themelimi i Qendrës Kur’anore, pas kryerjes së një sondazhi në të cilin shumica e femrave muslimane të rajonit thanë se ato do të preferojnë të mësojnë Kur’anin në një institut të  veçantë për femra.
Shoqata Kopshtet e Diturisë tha se instituti do të hapet zyrtarisht në fillim të vitit 2015, kurse objekti  i Institutit është blerë dhe është i gatshëm.

Shoqata Kopshtet e Diturisë u ka bërë thirrje myslimanëve francezë për të dhënë donacione financiare dhe dhuratë kopje të Kur’anit të Shenjtë për Institutin Kur’anor.

Franca është shtëpia e pakicës më të madhe myslimane në Evropën Perëndimore. Rreth 6 milionë muslimanë vlerësohet se jetojnë në Francë./ Ekuiliber

Lajme të ngjashme

Back to top button