Erdogan: Të rinjtë të qëndrojnë larg protestave

Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan i ka bërë thirrje të rinjve të injorojnë thirrje për organizime për përkujtimin e protestave të një viti më parë në sheshin ‘Taksim’ në Stamboll.

Mijëra policë do të angazhohen ditën e shtunë për ruajtjen e rendit pas thirrjeve për protesta masive.

Protestat e një viti më parë kundër planit të ri të zhvillimit dhe kundër prerjes së pemëve në parkun “Gezi” në Stamboll u shndërruan në tubime masive anti-qeveritare. Një numër i madh njerëzish u vranë dhe me mijëra u plagosën.

Një grua e cila kishte rënë në gjendje kome gjatë protestave të dhjetorit, si pasojë e thithjes së gazit lotsjellës, vdiq të premten.

Organizatorët e protestave të një viti më parë kanë bërë thirrje për demostrada ditën e shtunë. Gjithashtu tubime pritet të zhvillohen edhe në disa qytete të tjera të Turqisë, si në Ankara dhe Izmir.

Erdogan paralajmëroi të rinjt të mos marrin pjesë, duke thënë “Një vit më vonë po bëhet thirrje për demostrada, por ju, të rinjtë e Turqisë, nuk duhet t’i përgjigjeni”. Ai e cilësoi lëvizjen si ‘organizatë terroristë, e cila po kërkon të manipulojë rininë moralisht dhe financiarisht, duke tentuar të kërcënojnë ekonominë tonë’. / TCH

Lajme të ngjashme

Back to top button