Gjej kohë për buzëqeshje … 

Është e pamundshme të blihet, të lypet, të huazohet apo të vidhet sepse buzëqeshja buron nga zemra.

” Nuk do të ndërroja kurrë buzëqeshjen time, mbase dhe sikur të më ofronin e gjithë pasuritë e kësaj bote “, thotë poeti Khalil Gibrani

Më shumë se kurrë, kemi nevojë për një buzëqeshje që lidh, vëllazëron, zbut, që të bënë për vete, që ngjallë tek të tjerët dëshirën për tu afruar .

Buzëqeshja është ilaç dhe melhem për shpirtin .

Buzëqeshja e sinqertë vërtet është armë shumë e fuqishme, buzëqeshja është e rëndësishme sikurse ajri për mushkëri. Ajo hapë rrugët e komunikimit dhe zbutë edhe zemrat me të ngurta.

Njeriu mësohet të komunikoj përmes qeshjes. Kur nëna qeshët, edhe foshnja qeshët. Sa mirë ndjehet njeriu kur dikush i fal buzëqeshje. Ndjeni nevojë që edhe ju t’i buzëqeshni. Disponimi i juaj barazohet me disponimin e njeriut që u ka dhuruar buzëqeshje.

• Një buzëqeshje e ëmbël … Është një qetësi e pashoq e cila na bën ta ndjejmë thellë në shpirt buzëqeshjen e të Dashurit tonë (a.s.)…

• Në buzëqeshje ekziston vetëm zgjimi i ndjenjave,
duke e larguar dhembjen dhe pikëllimin.

• Tani! Buzëqesh … Buzëqesh… Për hir të Allahut, buzëqesh…
Do të shohësh se; kur të buzëqeshësh, edhe “Bota” do të buzëqeshë !

Mos u bëni prej atyre që nuk mund t’ia shkulësh një buzëqeshje as me pincetat e dentistit por edhe kujdes se jo çdo zbardhje dhëmbësh është buzëqeshje.

” Buzëqeshja asgjë nuk kushton por ka një domethënie të madhe”, thotë një nga psikologët, Dale Carnegie .

Lajme të ngjashme

Back to top button