Maturantët sot testohen në gjuhë amtare

Sot duke filluar në ora 10:00, në të gjitha shkollat e mesme të vendit do të mbahet provimi i parë i maturës shtetërore në lëndën e gjuhës amtare.

Këtë vit për provimet e maturës shtetërore janë paraqitur gjithsej 18.370 nxënës të cilët do të hyjnë në provim, sipas konceptit të ri maturës shtetërore, të ashtuquajturit “modeli 1+2” që parashikon provime në 2 lëndëve të jashtme dhe 1 të brendshme, si dhe punimin vetjak nga nxënësi.

Provimi i ardhshëm do të mbahet më 11 qershor për gjuhet e huajaç anglisht, frëngjisht, gjermanisht dhe rusisht.

Më 13 qershor, nxënësit do të hyjnë në provim në matematikë, estetikë dhe filozofi, ndërsa 16 qershor do të mbahen provimet e kimisë, fizikës, biologjisë, historisë dhe biznesit.

Sipas ministrit të arsimit Spiro Ristovski, këtë vit është shënuar rritje interesi për lëndën e matematikës.

Sipas njoftimeve nga Ministria e Arsimit, rezultatet do të publikohen 30 ditë pas mbajtjes së provimit të fundit të maturës shtetërore.

Matura Shtetërore realizohet për të shtatin vit me radhë, dhe ajo është kusht për vazhdim të studimeve brenda dhe jashtë vendit. Kandidatët që nuk do t’i regjistrojnë provimet në afatin e qershorit, mund t’i paraqesin ato për në afatin e gushtit.

Lajme të ngjashme

Back to top button