Rusishtja, gjuhe e detyrueshme ne shkollat siriane

Gjuha ruse do të bëhet një pjesë e detyrueshme e kurrikulit në shkollat siriane, njoftoi ish-Kryeministri rus, Sergei Stepashin.

Stepashin bëri publik këtë njoftim pas vizitës së zëvendës kryeministrit Dmitri Rogozin në Siri, të shtunën e kalua.

“Ne jemi nën presion për Ukrainën, por shikoni se çfarë po ndodh në Siri,” tha Stepashin, duke krahasuar dy shtetet e trazuara.

Rusia po mbështet militantët pro-rus në Ukrainë, pasi ata luftojnë për të mbajtur kontrollin e qyteteve kryesore strategjike që prej rrëzimit të ish-presidentit pro-rus Viktor Yanukovick.

Në anën tjetër, aleati i Rusisë, Bashar al-Assad është duke mbajtur kontrollin e tij mbi Sirinë pas tre viteve të luftës civile, madje edhe duke e bërë fitime në disa zona.

Sipas Stepashin, Siria ka qenë gjithmonë “mik i vërtetë i Rusisë në Lindjen e Mesme.”/mesazhi/

Lajme të ngjashme

Back to top button