Incident në çadrën e grevës, të shkarkuarit e Ramës përplasen me të shkarkuarit e Bashës (Video)

Dita e 10 e grevës së urisë të shkarkuarve nga administrata është shoqëruar me incidente dhe përplasje fizike.

Gjithcka nisi kur një grup personash që pretendonin se ishin shkarkuar nga kryebashkiaku Basha kërkuan të bashkohen me ta dhe më pas u përfshinë në debate dhe konfrontime fizike.

Incidenti ndodhi rreth orës 13:00 tek Piramida, ku ndodhen dy çadrat ku grupi i të shkarkuarve nga administrata dhe policë në lirim vazhdojnë grevën e urisë prej 21 majit.

Një grup të shkarkuarish nga bashkia të cilët pretendonin se ishin larguar nga kryetari i bashkisë Lulzim Basha shkuan tek çadrat duke thënë se donin t’i bashkoheshin kauzës së tyre.

Kjo është quajtur provokim nga grevistët.

Situata për gati 30 minuta ka qenë tepër e nderë, me përplasje fizike si dhe me ofendime.

Madje në një moment Nertila Qafzezi, kryetarja e grevës së urisë dhe kryetarja e shoqatës së të larguarve nga administrata tentoi të kapë për flokësh njërën nga gratë e shkarkuara nga Basha, si dhe sulmoi fizikisht disa prej tyre.(Ora News)

Lajme të ngjashme

Back to top button