OSBE: Zgjedhjet presidenciale në Ukrainë, legjitime

Zgjedhja e manjatit të ëmbëlsirave, Petro Poroshenko, si president i Ukrainës është deklaruar si legjitime nga vëzhguesit ndërkombëtarë. 48-vjeçari pati një fitore të dukshme në zgjedhjet e së dielës.

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë tha se aktiviteti armiqësor i grupeve të armatosura në lindje nuk e kishte dëmtuar legjitimitetin e zgjedhjeve.

Me një fitore prej 60% të votave dhe Moskën, e cila ka shprehur vullnetin për të punuar me fituesin, kryebashkiaku i zgjedhur i Kievit, Vitaliy Klitschko thotë se do të kërkojë që protestuesit pro-Europës në sheshin “Pavarësia” në kryeqytet, të pastrojnë kampin e tyre.

Rezultatet zyrtare të zgjedhjeve presidenciale do të shpallen në 1 qershor dhe në 30 ditët e ardhme një ceremoni betimi do të mbahet në Kiev. Menjëherë pas kësaj, Petro Poroshenko do të vizitojë Donbass-in për të përmbushur thirrjen për fushatë dhe rivendosjen e kontrollit në Lindje. / Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button