Morg ëndrrash
Në morgun e ëndrrave një ditë
vetveten shpura padjallëzisht,
mes ëndrrash pa jetë,
të hedhur kuturu,të vëreva ty!
Arna-arna,nyje-nyje,
venitur kurm e gjymtyrë,
i tretur, si pëshpëritje errësire
diku larg,ku s’ka egzistuar kurrë njeri.
Çuditërisht,dhimbje s’ndjeva kur të pashë,
të të jepja jetë s’doja,
dashuri për të të dashur s’pata,
e as feniks s’të bëja dot.
Ti kishe vdekur në të vërtetë
në shpirtin tim kishe dhe varr,
një vazo alabastre ngele
dekoruar me një gonxhe të tharë.
Poezi nga Blerona Jakupi