Princi saudit padit Forbes sepse ai figuron më “i varfër” në listën e tyre

Princi saudit, Alwaleed Bin Talal, ka paditur për shpifje revistën Forbes, për shkak se në listën e saj të njerëzve më të pasur ai figuron më “i varfër”, shkruan Gulfnews.

Princi Bin Talal pretendon se revista ka përdorur një metodologji të gabuar për llogaritjen e pasurisë së tij, andaj edhe pretendon se ajo qëllimisht e ka lënë atë jashtë top-10’shit të më të pasurve.

Princi, i cili posedon hotelin Savoy, në Londër, dhe 3 përqind të aksioneve të rrjetit Twitter, insiston se pasuria e tij është vlerësuar për 9.6 miliardë dollarë më pak.

Rrjedhimisht, gazeta britanike The Gurdian njofton se, princi Bin Talal ka ngritur padi për shpifje kundër botuesit të revistës Forbes, kryeredaktorit, Randall Lane, dhe ndaj dy gazetarëve të saj.

Në fakt, princi saudit pretendon se është fyer nga përllogaritje e pasurisë që i është bërë nga Forbes, sepse kjo përllogaritje ka vënë në pikëpyetje rritjen e shpejtë të aksioneve të kompanisë së tij. Ai i tha Financial Times herët maj: “Ju nuk mund të kemi një revistë tregtare thonë se Arabia Saudite është i manipuluar”, tha ai. “Dhe ju nuk mund të sulmuar Alwaleed bin Talal.”

“Jemi shumë të befasuar me pohimet se princi Alwaleed ka vendosur ta padisë Forbes lidhur me pretendimet lidhur me pasurinë etij, veçanërisht, me atë se ai këtë gjë e ka bërë në Britannë e Madhe, një juridiksion ky që nuk ka asgjë të përbashkët me historinë tonë të kohëve të fundit.

“Padia e princit paraqet saktësisht një lloj turizmi të shpifjes, i cili kohë më parë në Britani u tentua të shmangej, nëpërmjet miratimit të reformës së ligjit për shpifje. Mendimi ynë është se gjykata supreme në Londër do të pajtohet me ne. Forbes qëndron para artikullit të vetë”, thuhet në njoftimin e Forbes.

Forbes ka publikuar se, princi Alwaleed Bin Talal posedon një pasuri prej 20 miliardë dollarësh, megjithëse investitori i pasur saudit pretendon se ai, në fakt, posedon 29.6 miliardë dollarë pasuri, gjë që e bënë më të pasur se manjatin francez, Bernard Arnault, i cili radhitet i dhjeti në listë, me 29 miliardë dollarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button