Edhe Bosnja përfshihet nga protestat anti-qeveritare

“Një lum njerëzish ia ka mësyrë sheshit të Bosnje e Hercegovinës, në Sarajevë. Deri tani aty janë tubuar disa mijëra protestues… Vendi i paraparë për protesta, është mbushur që tani”, raportoi sot paradite reporteri i televizionit Al Jazeera Balkans, nga kryeqyteti boshnjak.

Protesta e qytetarëve të Sarajevës para Parlamentit të BeH në fakt është paraparë të fillojë pas mesditës. Pak ara fillimit të protestave për shkak të bllokimit të ligjit për numrin unik personal (JMBG), situata brenda ndërtesës së institucioneve të BeH’së dukej normale.

Sipas asaj që agjencisë Fena i thanë punonjësit në ndërtesën e parlamentit, ata nuk kanë asnjë urdhër zyrtar që të largohen nga ndërtesa, megjithëse numri i të punësuarve që ndodhen brenda saj nuk është i madh, sepse shumëkush nuk ka ardhure fare në punë.

Ndryshe, me sloganin “Një kafe për JMBG”, organizatorët e protestave iu kanë thirrje të gjithë shtetasve të BeH’së që të tubohen para parlamentit, për të ushtruar presion ndaj qeverisë dhe institucioneve tjera shtetërore për plotësimin e kërkesës ë tyre.

Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë eksces.

Lajme të ngjashme

Back to top button