Mungesa e një institucioni…

Duke qenë së në këto zgjedhje dhe nuk është hera e parë që i ndjek nga afër, kam venë në dukje dy tri elemente të cilët e zbehin shumë marrëdhënien mes selive të partive politike me opinionin publik.

Pa hyrë në terminologji, megjithatë marrëdhënia publike është e një rëndësie të veçante sepse përmes këtij institucioni që fatkeqësisht mungon jo vetëm në kuadër të partive politike por edhe në institucionet qeverisëse krijohen ura komunikimi mes dy faktorëve determinante, opinionit publik dhe institucionit. 

Nëse marrim shembuj nga vendet me demokraci të konsoliduar, marrëdhënia me publikun është 
institucion determinant, shumë prestigjioz dhe tepër dobiprurës. Në këto vende, në kohë zgjedhjesh, apo në kohë punë, marrëdhënieve me publikun vazhdon të mbetet një urë komunikimi dhe një sistem njohës dhe informues mes institucionit dhe publikut. Pra krahas komunikimit masiv që zhvillohet përmes masmedias, një tjetër mekanizëm shumë produktiv është marrëdhënia me publikun. 

Ata që kanë patur fatin të ndjekin fushatat e Obamës duhet ta kenë më të qartë fuqinë, magnetizimin dhe prestigjin e marrëdhënie me publikun (PR). Duke iu referuar këtij realiteti, por edhe rasteve të tjera dhe duke e parë nga aspekti i zgjedhjeve tona lokale, por edhe atyre parlamentare vazhdon të mungojë një element i qenësishëm, një operator që merret ekskluzivisht me publikun, që shërben edhe si rregullator shumë interesant.

Vijmë tek objekti i shkrimit, pikërisht tek zgjedhjet lokale, aty ku mungonte institucioni i marrëdhënieve me publikun, apo aty ku retorika ishte pushtuese dhe informacioni ishte me pikatore. 

Nuk pati asnjë lidhje mes selive politike dhe opinionit publik, asnjë lidhje produktive, por vetëm siç e kemi në zakon dalje nëpër sheshe e tubime dhe diskurs premtimesh dhe akuzash të ndërsjella. Kështu ndodh edhe nëpër institucione, ku përveç informimit nga mediat, gjithçka tjetër mungon. 

Pra mungon kryesorja, marria e përgjegjësive dhe dhënia e llogarisë. Mungon, ajo që është më kryesorja ura e informimit dhe e bashkëpunimit mes politikës dhe elektoratit, mes institucionit dhe taksapaguesit, mes qeverisë dhe opinionit publik. Në kësi rastesh si në kohë qeverisjesh, apo në kohë fushatash, opinioni publik mbetet i pa informuar, mbetët i izoluar në një farë forme ngase i mungon lënda e parë që është institucioni i PR.
 
Shikoni fjalimet, premtimet, komunikimin, nivelin e dialogut me publikun dhe do te kuptojmë se nuk kane asnjë qasje me realitetin. Shikoni tubimet qe njerëzit ashtu te mërzitur nga varfëria e skamja duartrokasin kur vjen lideri, as vete nuk e dine se për çfarë duartrokasin. Shikoni anën përmbajtjesore të premtimeve, krejtësisht retorike, pa asnjë kufi dhe limit. Shikoni sesi ndërtohet strategjia e programeve dhe platformave, elektorati e merr sinjalin vetëm ditën e tubimeve.

Sa për informacionin, institucioni i marrëdhënie me publikun ka rol të shumëfishte, ka rolin e këshillëdhënësit, rolin e përpilimit të strategjive informuese, komunikuese, por edhe llogaridhënëse, ka një rol të jashtëzakonshëm edhe për të shërbyer si rregullator mes politikes dhe shoqërisë, mes institucioneve qeverisëse dhe opinionit publik.  Gjithashtu ka dhe një rol të dorës së parë, bëhet promotore e një fushatë qoftë ajo elektorale që krijoj një ndjesi shpresëdhënëse tek qytetari. Kjo është vetëm maja e Ajzbergut. E megjithatë është tepër i rëndësishëm si institucion i munguar si është marrëdhënia me publikun!

Lajme të ngjashme

Back to top button