Tifozët e Kf Shkupit, sulmojnë me thika lojtarët dhe fansat e Kf Bashkimit

Dy futbollistë të Bashkimit nga Kumanova të shpërthyer dhe dy tifozë të këtij klubi të rrahur keq është bilanci nga derbi i përgjakur shqiptar që ndodhi të dielën pasdite në ndeshjen e ligës së tretë-grupi Veri ndërmjet KF Shkupi dhe KF Bashkimi nga Kumanova në stadiumin e Çairit, shkruan gazeta “Lajm”.

Nga KF Bashkimi njoftojnë se bëhet fjalë për lojtarët Argjent Fetai dhe Fidan Sulejmani të cilët nga plagët e marra kanë përfunduar në spital, dhe tifozët Adem Ibraimi dhe Neritan Ramadani, që poashtu kërkuan ndihmën e mjekut në spitalet e Shkupit.

“Fidani dhe Argjenti janë therr me thikë, por them se tani ndihem pak më mirë. Na është dashur një orë për të lëshuar stadiumin dhe Çairin. Policia na ka përcjellë deri në dalje të qytetit. Ka qenë katastrofë, diçka e papërshkrueshme. Falënderoj kryesinë e KF Shkupi dhe lojtarët për lojën korrekte në fushë, ndërsa sa i përket publikut vendas ata janë treguar të pamëshirshëm ndaj nesh. Kësaj nuk thuhet futboll”, deklaroi trajneri i Bashkimit, Muhamer Rrustemi.

Ndërkohë mësohet se kumanovarët e Bashkimit janë sulmuar për arsye politike nga grupi i tifozëve vendas ‘Shvercerat’.

Ndryshe, në këtë takim klubet shqiptare i kanë ndarë pikët, në kryendeshjen e kësaj xhiroje, duke luajtur pa gola 0-0. Kjo ishte përballje direkte për pozitën e parë në tabelë, e cila çon në kualifikimet e ligës së dytë, sezonin tjetër. Barazimi pa gola, 0-0 i konvenon Bashkimit, i cili e ruan distancën prej një pike ndaj ekipit të Shkupit.

Lajme të ngjashme

Back to top button