LPFM, Ejupi dhe Shaqiri mposhtin Sileksin, Drita humb në shtëpi

Një ndeshje spektakolare është zhvilluar sot në Kratovë, ku në kuadër të javës së 22 të LPFM skuadra tetovare e Shkëndijës ka mposhtur ekipin e Sileksit me rezultat final 2-3.

Tetovarët erdhën të parët në avantazh përmes Ejupit në minutën e 8 të takimit, ndërsa 8 minuta më vonë ishte mesfushori nga Struga, Ardit Shaqiri i cili pati një paraqitje të mrekullueshme në këtë përballje dhe shënoi golin e dytë të ndeshjes për ti rritur avantazhin skuadrës tetovare.

Futbollistët e Sileksit ngushtuan diferencën 26, ndërsa në të 45 përmes një penaltie barazuan rezultatin. Pjesa e dytë e ndeshjes udhëhiqej nga futbollistët kuq e zi, ndërsa goli i fitores u shënua nga qendërsulmuesi shkupjan Muzafer Ejupi, i cili me dygolshin e tij në këtë takim, i dhuroi tre pikëshin e radhës skuadrës tetovare.

Në takimin mes skuadrave të Dritës së Bogovinës dhe Metalurgut, mysafirët u treguan më të sakt dhe mposhtën bogovinasit në shtëpi me rezultat 1-2.

Në takimet e tjera, H.Turnova barazoi me Pelisterin 2-2 ndërsa Teteksi fitoi me rezultat minimal 1-0 ndaj skuadrës së Napredokut.

Pas javës së 22 të kampionatit futbollistik në Maqedoni, tabelën e kryeson skuadra e Vardarit me 45 pikë, Horizonti 40, Metalurgu 38, Napredoku 35, Shkëndija 32, Renova 31, Rabotniçki 30, Bregallnica 28, Pelisteri 25, Drita 24, Sileksi 18 dhe Teteksi 16.

Javën e ardhshme skuadra e Shkëndijës pret Sileksin në Tetovë Sileksin, ndërsa Drita udhëton në Kërçovë ku do të përballet me skuadrën e Napredokut.   

 

Lajme të ngjashme

Back to top button