Këshilla për të gjetur një partner të ri

Edhe pse mund të mos jeni të sigurt se për çfarë arsyesh mbaroi lidhja juaj, përsëri në një mënyrë apo në një tjetër fajësoni veten dhe mendoni se duhet të kishte patjetër diçka që mund të bënit për ta shpëtuar marrëdhënien.

Gjithashtu mund të mos ndiheni shumë mirë rreth fizikut tuaj, duke menduar se ndoshta keni shtuar në peshë gjatë lidhjes dhe se tashmë nuk do t’i dukeni askujt tërheqës. Pa vetëdije ndodh që mund të keni mobilizuar të gjithë mbrojtjen tuaj, duke shmangur kështu një tjetër lëndim të mundshëm. Për këtë shkak nuk jeni më të hapur për të takuar njerëz të rinj, për të përjetuar eksperienca dhe lidhje të reja. Shtojuni këtyre mendimeve edhe faktin se një divorc mund t’ju gjejë shumë më të mëdhenj në moshë, e duket jetës suaj i erdhi fundi.

Ja këshillat e duhura që do t’ua bëjnë më të thjeshtë takimet pas ndarjes:

Nuk ka rëndësi nëse është diçka shumë e rrezikshme, siç janë sportet ekstreme apo diçka qetësuese, siç mund të jenë trajtimet e ndryshme, si joga. Në momentin në të cilën ndodheni tani gjithçka duhet të kini parasysh është se edhe ndryshimi më i vogël i rutinës, mund t’ju bëjë të zbuloni të tjera veti të karakterit tuaj. Personit me të cilin keni dalë në takim, do t’i dukeni njerëz interesantë dhe të hapur për të përjetuar gjëra të reja. Është e vërtetuar se gjatë aventurave të caktuara, truri kalon në një proces kimik që i afron më shumë të dy personat që bëjnë “çmendurinë.”

Jini të kujdesshëm. Sigurohuni se jeni akoma të sinqertë dhe vetvetja, edhe pse po kërkoni të bëni gjëra të reja me njerëz të rinj. Kjo këshillë nënkupton se duhet të kontrolloni vazhdimisht nëse po bëni gjënë e duhur pa dalë nga vetja dhe nga dëshirat apo parimet tuaja. Duhet të bëni kujdes gjithashtu edhe me faktin që të mos dilni me dikë pa e pëlqyer, por me mendimin se është i ndryshëm nga ish-partneri juaj. Kërkimi për të kundërtën e ish-partnerit është shumë i përhapur në të gjitha takimet e para pas një ndarjeje, por kjo zakonisht nuk funksionon, sepse në mënyrë të pavetëdijshme ju keni zgjedhur dikë që i ka të fshehura karakteristikat e ish-partnerit tuaj. Mungesa e simpatisë që mund të keni për personin nga i cili jeni ndarë, mund t’ju bëjë të harroni disa veti të mira që ai ka pasur, të cilat kur të mos i gjeni te takimi juaj i ri, mund t’ju bëjnë të ndiheni keq.

Jini të hapur. Kjo është më e rëndësishmja. Gjatë një ndarjeje, ne jo vetëm që mobilizojmë mbrojtjen tonë, por gjithashtu pa vetëdije përsërisim disa nga gabimet që kemi bërë në të shkuarën. Nga psikologët kjo shpjegohet si një dëshirë e ndërgjegjes sonë për t’i bërë gjërat mirë kësaj here, por në të kundërt mund të jetë edhe një dëshirë për ta ndëshkuar veten sërish.

Veproni të sigurt. Ndonjëherë, pasi jemi lënduar, në vend që të ngremë të gjithë sistemin tonë mbrojtës, ne bëjmë të kundërtën dhe lëshohemi tërësisht në dorë të fatit. Ky veprim nuk do të na ndihmojë aspak, pasi mund të na lëndojë përsëri. Kushtojuni vëmendje ndjenjave tuaja dhe kujdesuni për veten. Mbani parasysh që njerëzit nuk janë gjithmonë ata që duken dhe se ndodh që dikush në mënyrë të padrejtë të kërkojë të përfitojë nga gjendja juaj e dobët shpirtërore.

Kënaquni. Duhet të jeni të gëzuar dhe të lumtur me veten dhe jetën tuaj. Pavarësisht se jeta tregohet me raste e padrejtë dhe e çuditshme, gjithçka e keqe e ka një anë të mirë. Kini parasysh se sa më shumë të takoni persona që pëlqeni, aq më shumë ka gjasa që ata persona t’ju pëlqejnë juve. Nëse ju mendoni se duhet të dilni me dikë thjesht për faktin se ai është një person i ri, e keni gabim. Përzgjidheni shoqëruesin e ri me karakteristikat që ju pëlqejnë, por jini edhe realistë, duke mos pretenduar për të pamundurën. Në fund të fundit nuk ju kushton asgjë të përpiqeni, ndodh që edhe pse s’mund të arrini aty ku synonit, të paktën do të krijoni miq të rinj.

Lajme të ngjashme

Back to top button