Buçkovski: Cërvenkovski duhet të japë dorëheqje

Ish-kryetari i LSDM-së, Vllado Buçkovski i cili është i përjashtuar nga kjo parti, pas humbjes së LSDM-së në zgjedhjet lokale pyetet se edhe çka tjetër duhet të ndodhë që të japë dorëheqje kryetari i LSDM-së, Branko Cërvenkovski.

“Kam paralajmëruar shumë herë se rezultatet do të jenë këto të këtilla siç janë. Nuk e di se çka tjetër, më tepër se kjo, duhet të ndodhë, që ai të japë dorëheqje. Përderisa LSDM-ja nuk e mposht Cërvenkovskin, ajo nuk do të shkojë përpara”, ka thënë Buçkovski për Dnevnikun. 

Analistët maqedonas presin të shohin se çka do të ndodhë në kongresin e majit. Ata mendojnë se do të ishte e ndershme që ai të tërhiqet nga funksioni, por nuk shpresojnë shumë në këtë, pasi ai disa herë i është shmangur një gjëje të tillë.

Analistët edhe për “Portalb”-in i analizuan arsyet për humbjen e opozitës në zgjedhjet lokale. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button