(VIDEO) Gruevski nuk takoi Deharin, u fishkëllye nga turma

15.30 –Vizita e liderit të VMRO DPMNE në Kërçovë është kthyer në dramë të vërtetë. Ai dy orë e gjysmë qëndroi në selinë e VMRO DPMNE-së në këtë qytet ndërsa jashtë ishin mbledhur qindra banorë maqedonas të Kërçovës të cilët fishkëllejnë kundër tij dhe përdorin fjalët: “Tradhtar”, “E shite Kërçovën”.

Pas takimit me ish kryetarin e Komunës së Kërçovës, kryeministri tha se ka ardhur në Kërçovë të ndajë zemërimin me kërçovarët.

“Erdha në Kërçovë të ndajë zemërimin me qytetarët sepse ai është edhe zemërimi im. Tani do të ketë problem, do të ketë barrierë dhe për atë jam këtu. Unë nuk ik prej njerëzve dhe prandaj erdha. Për dallim prej disa të tjerëve që ikin dhe ju pëlqen të krijojnë problem. Ne si qeveri do të bëjmë gjithë çfarë mundemi tu ndihmojmë njerëzve, të zhvillojmë qytetin, të ketë më shumë vende pune, të ketë investime në Kërçovë dhe qytetarët të fitojnë jetesë më kualitative ashtu si e meritojnë. Gjithë çfarë varet prej nesh do ta bëjm, ashtu si këto zgjedhje që dolën për të votuar 99% e qytetarëve. Kërçova nuk do të jetë e lënë pas dore, ajo është Maqedoni dhe do të mbetet Maqedoni” tha Gruevski.

Në pyetjen se a do të ketë takim edhe me kryetarin e ri të Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, kryeministri tha: “Unë sot kam ardhur të vizitoj selinë e partisë time.”

Turma që ishte mbledhur përpak sa nuk shkaktoi incident sepse kishte nga ata që përkhanin Gruevskin. Ata e përcollën kryeministrin me brohoritjen “Kërçova është qytet maqedonas” , shikoni videon.

Mediet maqedonase shkruajnë se Gruevski nuk guxoi të del jashtë nga turma dhe se ajo praktikisht kishte ngujuar kryeministrin në këtë seli, i cili, sipas tyre, kishte ardhur ti “qetësojë” kërçovarët nga paniku i tyre që tani komunën do ta udhëheq Fatmir Dehari, kuadër shqiptar nga BDI-ja.

Nga ana tjetër, përgënjeshtrim ekspres ka bërë zëdhënësi i qeverisë, Aleskandar Gjorgjiev duke thënë se nuk është e saktë që kryeministri është fishkëllyer nga turma, ndërsa sipas tij, vizita e Gruevskit shkoi sipas planit.

Menjëherë pasi që u largua nga vendi me veturën e tij ai ka shkuar në kazermën ushtarake dhe më pas me helikopter është larguar nga Kërçova.

*******************************************************

12.30 Kryeministri Nikolla Gruevski sot do ta vizitojë komunën e Kërçovës, ku do të realizojë takime me qytetarët e zonës qendrore të qytetit. 

Në kuadër të vizitës, Gruevski do ta takojë edhe Bllagoja Despotovskin, që ishte kandidat i përbashkët i maqedonasve në Kërçovë, por i cili humbi nga kandidati i BDI-së Fatmir Dehari. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button