Festë e madhe dhe 200 autobusë falas për ta pritur Tarçullovskin

Pesëdhjetë autobusë vetëm nga Shkupi ka përgatitur Organizata e qytetarëve për mbështetje të Johan Tarçullovskit për të gjithë ata që duan të shkojnë dhe ta presin atë në aeroport.

Po e njëjta organizatë ka organizuar dhe 200 autobus të tjerë nga e tërë Maqedonia për ta pritur, heroin e tyre si që e quajnë ata, njofton Netpress.

Më tej, personi që ka vuajtur dënimin për krime lufte në vitin 2001 ndaj shqiptarëve, do të pritet në mënyrë madhështore në sheshin e Shkupit me koncert në ora 16.30.

Ai dje u lirua dhe u prit nga bashkëshortja e tij Sonja Tarçullovska dhe ambasadorja e Maqedonisë ndërsa ka puthur flamurin maqedonas. Ai pritet të arrijë në Maqedoni, sipas medieve maqedonase me një avion qeveritar.

Johan Tarçullovski kaloi tetë vjet në burg, me çka vuajti dy të tretat nga dënimi prej 12 viteve që ia shqiptoi Tribunali i Hagës për pjesëmarrjen në masakrën e Lubotenit, në të cilën u vranë 7 shqiptarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button