Garoni në spektaklin ‘Rinia Vlen..’

“Rinia vlen…” është një spektakël i cili organizohet për herë të dytë me rradhë nga Fondacioni “Dituria”, e që fushëveprimin e tij e shtron mbi kulturën, artin dhe shkencën.

Natyra e spektaklit i takon kategorisë së një spektakli skenik (jo televiziv), me karakter garues multidimensional, nga vetë fakti se kemi të bëjmë me më shumë fusha garuese.

“Rinia vlen…” ka për qëllim vlerësimin e talentëve të rinj në tre fusha garuese: Këndim, Monolog dhe Art vizatimor. Tre fushat garuese janë fusha në të cilat kandidatët zgjidhen nëpërmjet formës së audicionit seleksionim i më të mirëve në mënyrë publike e transparente.

Fituesit e audicionit kualifikohen në natën finale që mbahet më 4 maj, në Pallatin e Kulturës në Gostivar.  Mundësi aplikimi kanë të gjithë kandidatët nga mosha 14 vjeçare deri në 18.
 
Për më shumë sqarime rreth formës së audicionit vizitoni: Rinia vlen. /Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button