Shkup, hapet panairi i librit

Produksioni më i ri letrar i botuesve vendorë dhe të huaj në 70 stenda në Panairin e Shkupit do të prezantohen në Panairin e 25-të librit, i cili do të mbahet prej nesër e deri më 15 prill. 

Në shtatë ditët e panairit në një vend do të mblidhen botuesit më të mëdhenj nga Maqedonia, si dhe nga Shqipëria, Serbia, Italia dhe nga Suedia. Ata do të ofrojnë literaturë të lloj-llojshme – beletristikë, libra për fëmijë.

Organizatori pret rreth 40.000 vizitorë pasi që ky panair pas panairit të mobilieve është panairi i dytë për nga vizitueshmëria.

Për herë të tretë në panair do të mbahet aksioni “Dhuro libër, dhuro pasuri”, ndërsa mbështetës i saj bashkë me Panairin e Shkupit sivjet është Ministria e Kulturës. Ministrja Elizabeta Kançeska-Milevska më konferencë për shtyp theksoi se qëllimi është të ngritet vetëdija për krijimtarinë letrare, veçanërisht te të rinjtë të cilët përmes librit, tha ajo, duhet ta ndërtojnë perceptimin e tyre për kulturën dhe vlerat e përbashkëta.

Ministria do ta ketë stendën e vet në panair, në të cilën çdo ditë prej orës 12 deri në orën 13 do t’i prezantojë projektet letrare kapitale të Qeverisë së RM-së.
Risi sivjet është që panairi do të zgjasë një ditë më shumë dhe do ta përfshijë të hënën e javës tjetër.

Edhe BUP “Shën Klimenti i Ohrit” në kuadër të panairit do ta kumtojë dhe do ta ndajë çmimin për autorin më të lexuar në Maqedoni, në bazë të statistikës së bibliotekave në vend.

Panairi do të punojë prej orës 10 deri në orën 20, ndërsa hyrja është 30 denarë dhe 20 për vizita të organizuara.

Lajme të ngjashme

Back to top button