Avioni i Qeverisë do ta sjell të liruarin Johan Tarçullovski, përgjegjës për masakrën e Lubotenit

Si që bëjnë me dije nga Tribunali i Hagës, Johan Tarçullovski i vetmi person në Maqedoni i dënuar për krime lufte do të lirohet nga burgu në Gjermani.

Ai lirohet pasi ka përfunduar 2/3 e burgut që ka qenë kusht për lirimin e tij të parakohshëm ndërsa ka vuajtur dënimin për masakrën e Lubotenit në vitin 2001 ku ishin vrarë shtatë civilë shqiptarë.

Mediet maqedonase bëjnë me dije se një avion i Qeverisë ka shkuar në Gjermani ta merr Tarçulloskin.

Ai u burgos më 15 mars të vitit 2005 dhe nga 12 vitet burg të caktuara nga Gjykata e Hagës ai vuajti 8 vite. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button