Feston qyteti, festojnë shqipet!

Bukuria e shqiptarëve të bashkuar është forca më e madhe. Shqiptarët në këtë vit kanë festuar shumë ditë të bukura, e aq më pak edhe 100 Vjetorin e Pavarësisë. Shqiptarët festojnë sot, po do të festojnë nesër e derisa të frymojë jetë njeriu. Sado që rrugët për t’i ndalur nga kënaqësia e festave kanë qenë dhe janë të ashpra, megjithatë këto s’mund ta ndalin hovin e shqiptarisë. Pa le të jenë kërcënimet dhe pushtetarët sado të fuqishëm, ata kurrë s’do të ndalin dhe s’do të mund ta bëjnë një gjë të tillë, sepse krahët e shqipeve do të çajnë kurdoherë para. 

Qyteti i Strugës ndodhej në një situatë tejet të vështirë, saqë kandidatit për kryetar Komune z. Ziadin Selës, iu desh të përballët me qeverinë e Nikolla Gruevskit. Një betejë mjaft e ashpër dhe e rëndë. Në vend që ai, pra kryeministri të jep shembull pozitivë për Strugën e struganët, ai si mos më keq hap plagë etnike. Megjithë përpjekjet e shumta e format e ndryshme për gllabërimin e Strugës, nuk ia doli mbanë, ngaqë qyteti i Strugës është i bekuar nga shqiptarët. 

Struganët i qëndruan besnik Strugës. Vulosën bukur ardhmërinë e shqiptarëve, pra të bashkuar arritëm edhe fitoren e dëshiruar. Një shembull i bukur që duhet të vlejë edhe për të ardhmen, se shqiptarët në Strugë sot e tutje duhet të kandidojnë vetëm me një kandidat, natyrisht se atëherë fitorja do të jetë më bindëse siç qe edhe më datën 7 prill. Urime edhe njëherë Strugës, struganëve dhe urime edhe për z. Selën. 

Ku ka më bukur sesa të festohet për një kryetar komune pa dallim ngjyrimeve politike, pra në fund të fundit të gjithë shqiptarë. Faik Konica ka thënë: ‘’Shqiptarët vriten për cikërrima’’. Do të duhet këtij mendimi t’ia ndërrojmë pamjen, se shqiptarët dinë edhe të bashkohen, kur është nevoja. Shqiptarët më të bashkuar se kurrë në qytetin buzdrinas. Të bashkuar qofshim gjithmonë!

Lajme të ngjashme

Back to top button