Zhduket Snowden, ish-zyrtari i CIA-së

Ish-zyrtari i CIA, Edward Snowden (29), i cili zbuloi për media se agjencitë amerikane të spiunimit ka kohë që mbledhin dhe kategorizojnë të gjitha komunikimet telefonike dhe ato nëpërmjet internetit, jo vetëm në SHBA por edhe në gjithë botën, është zhdukur pa gjurmë, njoftojnë mediat e huaja. 

Ditët e fundit, Snowden i kaloi në një hotel në Hong Kong. Agjencitë e lajmeve raportojnë se, “Shtëpia e Bardhë nuk dëshiron t’i komentojë hetimet e nisura ndaj tij, megjithëse është e pritshme që agjentët amerikanë të kenë filluar ‘gjahun’ ndaj Snowden”.

Ndryshe, falë dokumenteve të siguruara nga ai, gazetat The Guardian dhe The Washington Post javën e kaluar publikuan njërën ndër aferat më të mëdha të spiunimit deri më tani.

Lajme të ngjashme

Back to top button