Fushatat në Shqipëri, paratë e donacioneve të errëta

Donacione të larta, të paidentifikuara dhe mungesë transparence në regjistrat financiarë të partive politike dhe të fushatave të tyre zgjedhore në Shqipëri. Këto jane disa nga gjetjet e studimit te fundit te ‘Transparence Internaticional’, i cili ka patur në fokus pushtetin dhe partitë politike në Shqipëri nën ndikimin e parasë, duke e vleresuar Shqipërinë me 5.9 pike, pra ne nivel mesatar transparence.

“Përgjithësisht është raportuar vetëm për llojin e financimit, ndërkohë për shpenzimet nuk ka një detyrim ligjor që t’i kërkojë partive të deklarojnë nëse janë nga të ardhurat private apo ato të përfituara nga shteti”, thotë Ines Hila, koordinatore e projektit, transmeton Top Channel.

Ekspertët kërkuan deklarim te detajuar te aseteve, të ardhurave dhe shpenzimeve nga partitë politike dhe kandidatët përkatës.

“Kufiri për Shqipërinë, rezulton me nivelin më të lartë në Ballkanin Perëndimor, është në nivelin e 720 eurove, nëse bëjmë një krahasim me vendet e Ballkanit dhe praktikat më të mira ndërkombëtare. Kjo konsiderohet e lartë, sepse është shumë herë më e lartë se sa paga mesatare në vend dhe gjithashtu krijon mundësinë që fondet në 100 mijë lekë, të mos publikohen dhe të mos raportohen në mënyrën e duhur”, tha Hila.

Lajme të ngjashme

Back to top button