Maqedonia vetëm barazim me Udinezen

Reprezentacioni i Maqedonisë në futboll (U-19) është duke qëndruar në Kroaci, ku po merr pjesë në kuadër të turneun ndërkombëtar “Kvarnerska Riviera”. Futbollistët e rinjt nga Maqedonia, kanë luajtur vetëm baraz 1:1 kundër ekipit italian Udineze. 

Futbollistët e rinj nga vendi ynë kishin më shumë raste të mirë dhe loja ishte në anën e tyre, por në momentet vendimtarë futbollistët sulmues nuk arrinin që të konkretizojnë rastet para portës kundërshtare. 

Golin e vetëm për Maqedoninë e ka shënuar Sulejmanov në minutën e 65-të për të barazuar rezultatin, pasi më herët kishte shënuar për italianët Sadio Samba. 
Për Maqedoninë në këtë ndeshje luajtën: Shishkovski, Ristevski, Trajkoviç, Karamishev, Tallevski, Vellkovski, Dimov, Kostovski, Imeri, Sulejmanov, Babunski. 
Luajtën edhe Mevlem, Zhuta, Stoillov, Najdovski dhe Angelov.

Lajme të ngjashme

Back to top button