Shtrenjtime në pah! Cigaret dhe alkooli do të jenë luks

Qeveria përgatiti ndryshime në Ligjin për akciza, prodhuesit e alkoolit i llogarisin shtrenjtimet ndërsa hotelierët – çmime më të larta për qytetarët. Akcizat më të larta – në fund, pashmangshëm, do të thehen mbi kurrizin e xhepin e qytetarëve. Llogaritjet fillestare tregojnë se alkooli do të shtrenjtohet për 10%. Me këtë veprim, qeveria a e zbaton, siç thotë, Direktivën evropiane, ose mundohet të gjejë edhe një burim prej ku do të rrjedhë ndonjë denar më tepër në buxhet? Ekspertët janë të bindur se, ehe pse akciza për alkoolin nuk merr pjesë me ndonjë përqindje të madhe në strukturën e përgjithshme të akcizave, megjithatë, do të sjellë të ardhura shtesë. Akciza më e lartë për alkoolin, do të shkaktojë akcizë më të madhe edhe për cigaret.

“Përqindje më të madhe në të ardhurat nga akcizat ka nafta dhe derivatet e naftës. Unë nuk mendoj se rritja e akcizës është e kushtëzuar me Direktivat evropiane, nuk besoj se motivet e qeverisë për këtë veprim janë që t’u afrohemi standardeve të Bashkimit evropian” – komenton Xhevdet Hajredini, ish-ministër për financa dhe shton:

“Ne kemi problem me deficitin buxhetor, të dalat, gjegjësisht rriten harxhimet ndërsa të hyrat janë problematike dhe tani kërkohet mënyrë si të sigurohen paratë e nevojshme. Poashtu, ky veprim për akciza më të larta ka edhe dimension populist, gjegjësisht dërgohet porosi se alkooli është i dëmshëm dhe se qeveria kujdeset për shëndetin e qytetarëve. Por, në fund, gjithë këtë do ta paguajnë qytetarët – nëpërmjet rritjes së pashmangshme të çmimeve.”

Përderisa ekonomistët në veprimin për çmime më të larta nuk shohin arsyetim – përveç goditjes plotësuese  financiare mbi qytetarët, hotelierët futen në përllogaritje për shtrenjtimet e reja, por edhe humbjet e mundshme në bizneset e tyre.

“Procedura e përshpejtuar e Ministrisë për financa për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për akciza, me qëllim të harmonizimit me rregulloret e Bashkimit Evropian do të çojë në rritjen e çmimit përfundimtar shitës në objektet hotelierike. Barazimi i lartësisë së akcizës do të shkaktojë rritje prej 10 deri në 12 përqind të çmimit përfundimtar në sektorin hotelierik” – thotë për “Portalb”-in, Ferkan Berberi nga Oda Hotelierike.

Çmimet më të lart do të jenë pasojë e asaj që disa prodhues të birrës, rakisë dhe pijeve të tjera alkoolike do t’i rrisin çmimet e tyre bazë. 

“Kështu, rritja e re e çmimeve dhe e TVSH-së në çmimin e rritur bazë do të shkaktojë edhe rritje të çmimeve të pijeve alkoolike. E gjithë kjo do të ndikojë edhe mbi konsumin” – sqaron Berberi.
Konfirmim për shtrenjtimin e birrës edhe edhe nga “Birraria e Shkupit” – njëra nga kompanitë udhëheqëse, prodhuese e pijeve alkoolike dhe joalkoolike.

“Çdo rritje e akcizës do të thotë edhe rritje të çmimit të produkteve. Ne presim rritje të çmimit të birrës, dhe gjithsesi rritja e tillë e çmimeve do të ndikojë mbi konsumin dhe kërkesën për këtë produkt” – deklaroi Jaak Mikel, njeriu i parë i “Birrarisë së Shkupit”.

Kompanitë – prodhuese të nga ky biznes tashmë e kanë njoftuar qeverinë për pozitën e firmave dhe për pasojat nga veprimi për rritjen e akcizës.

“Megjithatë, Ligji tashmë është miratuar, por shpresojmë se do ta vazhdojmë dialogun me qeverinë me qëllim që të kemi rritje në industrinë e prodhimit të birrës” – deklaroi drejtori Mikel.

Me anë të ndryshimeve ligjore, qeveria krijoi hapësirë për rritjen e akcizës për pijet alkoolike me arsyetimin se vepron sipas Direktivave Evropiane.

“Do të ketë harmonizim të një pjese të akcizave me ato që janë Direktiva të Bashkimit Evropian. Por duke pasur parasysh se standardi në Maqedoni nuk lejon harmonizim të plotë, gjegjësisht  kjo do të nënkuptonte rritje të akcizave, prandaj shkojmë në mënyrë graduale dhe dinamike, me qëllim që të ketë ngarkesë sa më të vogël për ato kategori” – sqarojnë nga Ministria për financa.

Pasojat nga e gjithë kjo – do t’i ndjejnë qytetarët, thonë nga Oda Hotelierike.

“Me shtrenjtimet e përditshme të ushqimit, tani edhe të pijeve alkoolike, në mënyrë drastike do të zvogëlohet vizita e objekteve hotelierike. Çmimet e ushqimit dhe të alkoolit nuk korespondojnë me të ardhurat mesatare mujore në vend. Tashmë dreka miqësore, familjare ose afariste bëhet luks” – sqaron Berberi.

Prodhuesit më të mëdhenj të cigareve tashmë paralajmëruan shtrenjtim të brendeve më të lira të cigareve, ndërsa te ato më të shtrenjtat nuk do të ketë ndryshim.

Rritja e çmimit të cigareve parashihet të bëhet në mënyrë graduale, për çdo vit, për një periudhë dhjetëvjeçare.

Aneta Dodevska, Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button