Qytetarët protestuan para Kuvendit, deputetët brenda votuan ligjin e ri për abortim

Rreth njëqind qytetarë sot u mblodhën para Kuvendit duke protestuar kundër propozim ligjit për abortim, i cili sot u gjend para deputetëve.

Protestat janë organizuar nga disa organizata joqeveritare të cilat para Kuvendit dërguan apel deri tek të gjithë deputetët, e posaçërisht për deputetet e mazhorancës që mos ta votojnë projekt ligjin.

“Kjo është përpjekja e fundit për ta parandaluar dhunën dhe imponimin, duke shpresuar se ky kuvend do të na mbrojë nga “mbrojtja” që na demonstron Ministria e Shëndetësisë”, thotë Marija Savovska nga Shoqata për përparim të barazisë gjinore “Akcija Zdruzhenska”.

Edhe Neda Korunovska nga organizata joqeveritare “Reaktor” kërkoi publikisht që deputetët mos ta votojnë ligjin.

“Apelojmë tek të gjithë deputetët që mos ta votojnë projekt-ligjin, i cili sot përsëri është futur në rendin e ditës. Apelojmë deri tek deputetet nga të gjitha partitë politike”, thotë ajo.

Edhe përkundër të gjitha protestave dhe ankesave të qytetarëve, deputetët sot votuan pro ligjit të ri për ndërprerje të shtatzënisë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button