Të dielën rivotim në katër komuna

Të dielën më 21 prill, do të rivotohet në 29 vendvotime në komunën e Qendrës në Shkup, në nëntë vendvotime në Strugë dhe në një vendvotim në komunën e Gjorçe Petrovit. Raund të dytë të zgjedhjeve lokale do të ketë në komunën e Dollnenit në 39 vendvotime. 

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në seancën e mbrëmshme konstatoi se Gjykata Administrative i pranoi ankesat e LSDM-së për katër vendvotime në komuna të ndryshme të Shkupit, por në to nuk do të rivotohet sepse kjo nuk do të ndikonte në rezultatin zgjedhor për kryetar të Shkupit. Në komunën Qendër janë regjistruar 22.939 votues në 29-të vendvotime, në Strugë, 7.885 votues në nëntë vendvotime dhe në Gjorçe Petrov, në vendvotimin 2.588 në Volkovë janë regjistruar 1.320 votues. Në këtë komunë, Andrej Zhernovski, kandidati i koalicionit “Unioni për ardhmërinë” ka pasur 981 vota më shumë se kandidati i koalicionit “Për Maqedoni më të mirë” të kryesuar ga VMRO-DPMNE-ja, Vlladimir Todoroviq. 

Në Strugë, Zijadin Sela nga PDSH-ja, i përkrahur edhe nga BDI-ja, mori 20.770 vota, ndërsa kandidati i koalicionit të LSDM-së dhe të VMRO-DPMNE-së, Vlladimir Koçoski 15.276. 

Në komunën Gjorçe Petrov në Shkup, Sokol Mitrovski nga koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” i kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja, ka fituar 11.934 vota, ndërsa Aleksandar Naumovski nga koalicioni “Lidhje për të ardhmen”,  10.995 vota. 

Në Dollnen do të mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale. Votuesit do të duhet të përcaktohen ndërmjet Boshe Milloshokit nga koalicioni  “Për Maqedoni më të mirë”, i cili  në raundin e parë  fitoi 2.172 vota, dhe Abdulla Bajramovskit nga BDI-ja, që ka marrë 2.057 vota. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button