ITKSH-me xhelozi ta ruajmë identitetin gjuhësor, kulturor dhe etnik

Me rastin e ditës ndërkombëtare të trashëgimisë kulturore tetë doktor shkencash, kanë ligjëruar para nxënësve të shkollave fillore të Shkupit për rëndësinë dhe ngritjen e vetëdijes për trashëgimisë kulturore shqiptare.

Këtë projekt e ka organizuar Instituti i Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore të shqiptarëve, ndërsa e financon Ministra e Kulturës, tha profesori universitar Sefer Tahiri.

‘Ne tentojmë që përmes këtij projekti të afirmojmë dhe promovojmë mbrojtjen dhe kultivimin e trashëgimisë kulturore të shqiptarëve në Maqedoni, atë materiale dhe shpirtërore do të thotë të gjitha dimensionet e trashëgimisë tek nxënësit e shkollave fillore në Shkup. Konsiderojmë se gjeneratat e reja janë ato që vijnë pas dhe do ta kultivojnë të ardhmen dhe atë nuk mund ta kultivojnë pa e njohur të kaluarën. Ne me xhelozi duhet ta ruajmë identitetin tonë gjuhësor, kulturor dhe etnik sepse e kemi vlerë të veçantë të kulturës dhe sistemit kulturor kombëtarë në përgjithësi’ u shpreh Tahiri.

Profesorë të gjitha fushave që konsiderohen si bazë themelore e identitet shqiptarë ligjërojnë para filloristëve, ndërsa promovohet edhe filmi dokumentar ‘Një jetë në ikje’.

‘Në kuadër këtij aktiviteti parashikuam të ligjërojnë ekspert të fushave të ndryshme, të gjuhës, letërsisë, historisë, arkeologjisë, folklorit… pra që janë shtyllat kryesore të identitetit të shqiptarëve në Maqedoni, dhe në kuadër të kuadër të aktivitetit transmetojmë një film të shkurtër dokumentar, bëhet fjalë për filmin dokumentar ‘Një jetë në ikje’ që bën fjalë për zanate të ndryshme të cilat dikur ishin pjesë e trashëgimisë sonë por që tani dalë nga dalë me ndryshimet teknologjike janë në zhdukje e sipër’ tha Tahiri./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button