Sot seanca të tre komisioneve të Kuvendit

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, sot seanca do të mbajnë Komisioni për transport, lidhje dhe ekologji, Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive dhe Komisioni për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave.

Në rend dite të Komisionit për transport, lidhje dhe ekologji është propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për shitjen dhe dhënien me qira të ndërtesave afariste dhe hapësirave afariste të Republikës së Maqedonisë, në lexim të dytë.

Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive duhet ta shqyrtojë propozim-ligjin për vendosjen e sistemit për menaxhim me cilësinë dhe kornizën e përbashkët për vlerësim të punës dhe ofrimin e shërbimeve në shërbimin shtetëror në lexim të dytë.

Anëtarët e Komisionit prë bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave duhet të prononcohen rreth propozim-ligjeve për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mbeturina, të Ligjit për produkte për mbrojtjen e bimëve, të Ligjit për material të farave, për bimë bujqësore, të Ligjit për shëndetin e bimëve, të Ligjit për gjah dhe të Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural, të gjitha në lexim të dytë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button