Cana përsëri në Turqi, tani te Feneri

Paraqitjet e mrekullueshme të Lorik Canës me ekipin e Lazios po e rikthen kapitenin e Kombëtares Shqiptare në agjendën e transferimeve të klubeve evropiane, ndërsa interesim të madh ka shfaqur klubi i Hamburgut për ta bërë transferimin e radhës në Bundesligë.

Nga ana tjetër sipas portalit “goal.com”, përveç gjermanëve në garë është edhe gjiganti turk, Fenerbahçe, i cili së është kualifikuar në çerekfinale të Eurpa League.

Babai dhe njëkohësisht agjenti i mbrojtësit kuqezi, Agim Cana, ka mohuar zërat për nisjen e negociatave, duke potencuar se Loriku është lojtar i Lazios. “Nuk ka asgjë konkrete në lidhje me Hamburgun e as me Fenerbahçen. Loriku mbetet lojtar i Lazios”, ka thënë Cana i madh.

Kontrata e mesfushorit 29-vjeçar me Lazion përfundon në qershor të 2016, ndërsa gjermanët interesim për te kishin shprehur edhe në sezonin 2008/2009, kur Hamburgu kishte tentuar ta bëjë për vete.

Lajme të ngjashme

Back to top button