Qeveria do te financojë projekte muzikore për shtim të familjes

Nga viti 2014 për pesë vite me radhë qeveria do të financojë me mjetet e buxhetit të shtetit krijimin e muzikës popullore maqedonase, argëtuese dhe këngë për fëmijë, përmes një konkursi që do të realizohet nga Radio televizioni i Maqedonisë. 

Nga 10 kompozime në vit do të financohen nga kategoritë “Talentet”, “Ngritjen e vlerave familjare dhe familjeve me shumë fëmijë” dhe “Afirmimin e Maqedonisë dhe historisë së saj”.

Sipas ministres së kulturës, Kançevska Milevska arsyeja e këtij projekti është rënia e prodhimit të këtij lloji të muzikës maqedonase në dekadën e fundit dhe motivimi për ringjalljen e saj.
Sipas këtij ligji, RTVM-ja do të shpall katër konkurse në vit (Prill,Qershor,Shtator dhe Dhjetor) për subvencionimin e 200 kompozimeve gjatë vitit , 50 këngë për fëmijë dhe 150 këngë për muzikë argëtuese dhe popullore.

Për çdo kategori ka kritere: numri i albumeve dhe koncerteve solistike në Maqedoni dhe jashtë, numri i trofeve kombëtare dhe ndërkombëtare, pjesëmarrja në festival mes të cilave hyn edhe Euro Vizioni. 

Shuma më e lartë është për kategorinë “Ylli”- 4500 euro, nga të cilat 3000 për regjistrimin e zërit dhe 1500 për spotin. Mbështetja për këngë për fëmijë është 400 euro, ndërsa për kategoritë e tjera deri në 3000 euro.

Lajme të ngjashme

Back to top button