Kapixhik numër 9

Erol Rizaov, kolumna “Të gjithë ne jemi një karusel”, Utrinski Vesnik
Fjalët e urta thonë se bota ka qenë si shkallë, disa hypin, e disa zbresin. Të gjithë rrotullohemi në një rreth, ndërsa kemi ndjenjë se lëvizim përpara. Duhet të kemi ndërmend se derisa hypim, duhet edhe të zbresim.

Tatjana Popovska, editoral ”Përralla Maqedonase”, Utrinski Vesnik
Rreziku prej  rivotimit në Qendër dhe Strugë është mjaft i madh dhe për këtë shkak partitë duhet të vlerësojnë se çka ka rëndësi më të madhe – komunat ose shteti.

Vele Mitanovski, kolumna “Të ndërrohet populli?!”, Utrinski Vesnik
Crvenkovski do të jep prova se e don LSDM vetëm nëse  qartë jep në dije se nuk ka intencë për rekomandimin e kloneve të tij për udhëheqësi të ardhshme të partisë.

Stojan Andov, kolumna “Pritja e Johanit” ishte  poshtërrim për shtetin, Utrinski Vesnik
Mjerë populli i cili heronjtë e tij i njeh për vrasje të civilëve të pafajshëm. Udhëheqësit e kësaj ndodhie fituan edhe disa përmbajtës dhe shërbyes, mirëpo e poshtëroi popullin, e shtetit i dha goditje të rëndë me pasoja afatgjate.

Aleksandra Filipovska, editorial “Nga gypat e ngrohjes rrjedhin qindarka”, Dnevnik
Qytetarët e çkyqur janë të shokuar nga faturat e fundit për shërbim të cilin nuk e pranojnë, ndërsa janë të obliguar ta paguajnë.

Ivana Kostovska, kolumna “Ballkani është parajsë për diplomaci ferri”, Dnevnik
Na presin jo njëmbëdhjetë ditë, por dy muaj ferr. Në fund do të bëhemi sikur nuk ka pasur asgjë, ndërsa drama do të merr fill tjetër, njësoj si në Beograd.

Kole Manev, kolumna “E drejta anashkalohet në interes të padrejtës”, Dnevnik
Kur Johani u kthye në vendlindje, sipas disa mendimtarëve tanë të lartë, ndoshta duhej të thonim: Dëgjo Johan, ti e mbrojte shtetin, dhe për këtë Haga të dënoi, i mbajte 8 vite burg dhe tani ç’ na duhesh kështu i dënuar!

Agim Jonuz, kolumna “Qortoi nëna birin”, Dnevnik
A thua edhe ky pushtet , para se ta parashtron pyetjen e referendumit, me cilësi dhe sipas rregullave do ta bën edukimin e popullsisë, e cila konkretisht ndërrohet dhe cilat janë pasojat nga pranimi i propozimit të Nimic?

Iskra Opetçeska, koment Partitë të papjekura në humbje dhe në fitore, Nova Makedonija
Parola se disa pyetje nuk meritojnë përgjigje nuk kalon më te qytetarët. Këtë më së miri e dinë ata që nuk u përpoqën ta minimizojnë zërin e qytetarëve.

Petar Shkrbina, kolumna “Keqpërdorimi i funksioneve”, Nova Makedonija
Veprimet e shtypjes mbi Maqedoninë për përdorimin e FYROM ndodhin edhe kur ndonjë shtet- organizator dakordohet me ndryshimin e emrit të Maqedonisë, edhe pse i njëjti shtet në të kaluarën e ka njohur me emrin e kushtetutës.

Milan Banov, kolumna “Shkup- Hagë- Shkup”, Nova Makedonija
Gjyqi ndërkombëtar për krime lufte e njeh anën e errët vetëm te Maqedonasit, kështu që logjikisht ishte që Johan Tarçulovski të udhëtojë për në Sheveningen. Tani, me në fund gjendet në Maqedoni, e cila dinte se si ta priste.  /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button