Sh.M. ’Cvetan Dimov’, shtohen paralelet shqipe në llogari të maqedonasve

Si pasojë e dështimit të vazhdueshëm të paraleleve maqedonase, për shkak të numrit të vogël të nxënësve të këtij etniteti, Ministria e arsimit dhe shkencës ka vendosur këtë vit të hap nëntë paralele shqipe, një turke dhe vetëm tre maqedonisht.

Kështu është paraparë në Konkursin të cilin e ka shpallur Ministria e Arsimit dhe Shkencës, për vitin shkollor 2013/2014.

Kjo do të thotë konfirmim i asaj se numri i nxënësve shqiptar po rritet, dhe se nuk ka nevojë të mbushen paralelet maqedonase me nxënës shqiptarë siç bënin vitet e kaluara.

Edhe udhëheqësia e shkollës, por edhe Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë (LASH) e kanë përshëndetur vendimin për tu pranuar 306 nxënës shqiptarë në këtë shkollë.

‘Është për tu përshëndetur edhe fakti se pasi kemi kërkuar edhe është pranuar që në shkollën e mesme Cvetan Dimov të hapen për të parën herë më shumë paralele shqipe sesa maqedonase’ ka thënë Dardhishta.

‘Shkolla e mesme e qytetit të Shkupit ‘Cvetan Dimov’, vitin e ardhshëm shkollor ka vend për 442 nxënës të shpërndarë në 13 paralele. Prej tyre tre paralele në maqedonisht ndërsa 9 në gjuhën shqipe, apo pranohen gjithsej 306 nxënës shqiptare, si dhe 34 nxënës turq në një paralele turke. 

Në drejtimin gjimnaz hapen 4 paralele me mësim në shqip, 2 paralele në drejtimin tregti dhe marketing, 2 paralele në drejtimin teknik i ekonomisë si dhe një paralele në drejtimin – shitës plan dhe programe mësimore të reformuar./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button