Ja se çfarë kërkoi Ashton sot nga politikanët në Shkup

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton sot qëndroi për vizitë në Shkup. Ajo realizoni takime me kreun shtetëror duke ua bërë me dije atyre se që të ketë sukses integrimi duhet të filloje nga shtëpia. Ndër tjera ajo tha se zgjidhja e çështjes së emrit si dhe implementimi i Marrëveshjes së Ohrit, janë kushte thelbësore për integrimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian. 

“U takova me Gruevskin, Ahmetin, Ivanov dhe Cërvenkovskin. Jam impresionuar nga mbështetja e qytetarëve lidhur me integrimin e vendit në proceset euroatlantike. Në takimet me liderët kam theksuar se perspektiva evropiane është e realizueshme dhe që të ndodh kjo duhet të zbatohet Marrëveshje e Ohrit, fryma e saj duhet të zbatohet deri në fund. Nevojitet diaolog inkluziv politik por me rëndësi esenciale është edhe dialogu me gazetarët dhe shoqërinë civile. Bashkimi Evropian më vëmendje e ndjek procesin e zbatimit të marrëveshjes politike midis partive dhe dialogun me gazetarët. I inkurajova partitë që të kenë frymë për bashkëpunim, sepse vetëm në këtë mënyrë vendi mund të realizoje përcaktimet e saj strategjike. Gjithashtu dialogu aderues që e zhvillon Fule e ka mbështetjen time. Dialogu është i rëndësishëm edhe me fqinjët dhe marrëdhëniet e mira ndër-fqinjësore janë të rëndësishme dhe duhet të bëhen përpjekje që këto marrëdhënie të jenë edhe më të zhvilluara. Është e nevojshme që zgjidhja e çështjes së emrit, pa prolongim dhe i inkurajoj të dy palët të mbështesin përpjekjet e bëra nga Nimetz. Jam e vetëdijshme se kjo është e vështirë, por është e domosdoshme, sepse kjo është rruga e vetme që e mbështet Bashkimi Evropian, por që të ketë sukses integrimi duhet të filloje nga shtëpia”, tha sot baronesha Ashton.

Lajme të ngjashme

Back to top button