114.778 vota diferencë mes partive të Gruevskit dhe Cërvenkovskit

Koalicioni për “Maqedoni më të mirë” i kryesuar nga VMRO-DPMNE në listat e këshilltarëve ka fituar 403.193 vota, ndërsa koalicioni “Unioni për ardhmërinë” në krye me LSDM-në 288.415 vota, tregojnë të dhënat e Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ).

Të dhënat janë përpunuar në 2.920 nga gjithsej 2.976 vendvotime apo 98,12 për qind.
Për listat e përbashkëta të LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së në Kërçovë kanë votuar 14.910, ndërsa në Strugë 14.193 votues.

Për Shkupin nga 507 vendvotimeve të përpunuara nga gjithsej 536 apo 94,59 për qind për koalicionin “Për Maqedoninë më të mirë” kanë votuar 111.944, ndërsa për “Aleancën për ardhmërinë” 74.218 votues./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button