Fyle kërkon mbarëvajtje të zgjedhjeve në Shqipëri

Tre muaj para  zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, përfaqësuesit e institucioneve të BE-së, po u bëjnë ftesa partive politike të vendit që t’i japin fund sindromit të vjetër të vendit e që kësaj here të ketë zgjedhje korrekte dhe të lira e sidomos të pakontestuara.

Një ftesë e këtillë është bërë sot edhe nga Komisioneri Evropian për zgjerim të BE-së, Stefan Fyle, i cili po merr pjesë në një konferencë në Tiranë për çështjet e integrimit evropian të Shqipërisë.

“Nuk erdhëm në Shqipëri për t`u bërë pjesë e një fushate zgjedhore. Ne do të respektojmë zgjedhjen që do të bëjmë shqiptarët dhe unë shpresoj që edhe politikanët të respektojnë rezultatet e zgjedhjeve parlamentare. Partitë politike në qeveri ose jo duhet të kontribuojnë që zgjedhjet e ardhshme të arrijnë një standard që nuk do të lërë vend për tu kontestuar,” tha Fyle.
Anëtari i Komisionit Evropian tha se arritja e zgjedhjeve sipas standardeve do të ishte një sinjal pjekurie i Shqipërisë për të qenë pjesë e BE-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button